Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Categorías que surgen de la guerra: No nos quedaremos de brazos cruzados si la decisión del Speciale es política.

KLA OVL

Krerët e dy organizatave të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e cila është paralajmëruar që të mbahet më 12 shtator, disa ditë para shpalljes së vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ata thanë që nuk do të qëndrojnë duarkryq nëse vendimi i shpallur rezulton të jetë politik, siç thanë ata.

Blendina Veliqi

Përfaqësues nga disa kategori të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë thënë se në rast që Gjykata Speciale shpall ndonjë vendim që, sipas tyre, mund të jetë politik për ish-krerët e UÇK-së, atëherë do të kundërshtojnë me protesta.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që është paralajmëruar më 12 shtator në Prishtinë në mbështetje ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit para vendimit ndaj tyre në rastin për krime lufte.

“Nëse ndodh që merret vendim politik në Gjykatën e Hagës dhe mund të merren vendime politike që s’kanë lidhje me drejtësinë dhe në formën se si është krijuar dhe si ka vepruar deri më tani, ne nuk do të rrimë duarkryq. Ne do të protestojmë”, ka thënë Jashari.

Ai tha se pret që Gjykata Speciale në vendimin për katërshen e UÇK-së, të mos pajtohet me absurditetet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Jemi të përgatitur dhe të presim verdiktin përfundimtar që shpresojmë gjykata do të ndajë mendimin nga Prokuroria, nga absurdi i kësaj Prokurorie për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Jashari nuk deshi të komentojë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, lidhur me shqetësimet për marshin pro UÇK-së, por shtoi se do të jenë në mbrojtje të vendit në rast që ka pretendime nga armiku.

Ftesës për pjesëmarrje masive në protestë iu bashkua edhe kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj.

“Ne do t’i bëjmë thirrje që me datën 12 shtator në ora 14:00 në sheshin “Skenderbeu”, të gjithë shqiptarët nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi, nga Presheva e Medvegja, të gjitha hapësirave shqiptare dhe gjithë mërgimtarët tonë të cilët e ndiejnë veten që duhet të vijnë të protestojnë”, ka theksuar Shurdhaj.

Që nga nëntori i 2020-s, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë duke u mbajtur në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Katërshja e UÇK-së është në pritje të aktgjykimit lidhur me këtë rast, i cili do të shpallet në seancë publike më 16 shtator.

Vetëm në vitin 2025 janë organizuar pesë protesta në mbështetje të UÇK-së. Ndërsa, dy të tjera u mbajtën gjatë këtij viti.