Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Jashari: El Tribunal Especial no cumple con los estándares de un tribunal independiente e imparcial.

Hilmi Jashari

Avokati Hilmi Jashari thotë se Dhomat e Specializuara të Kosovës “nuk e përmbushin standardin e një gjykate të pavarur, të paanshme”. Ai ka theksuar se deri më tash, nga themelimi, Bashkimi Evropian e ka financuar këtë gjykatë me mbi 530 milionë euro. 

Sipas Jasharit, gjithë ky financim nga BE-ja i nxit të punësuarit e Speciales të vazhdojnë me proceset gjyqësore sa të jetë e mundur. 

“Kjo gjykatë financohet nga BE dhe vlera monetare e financuar nga BE kalon 535 milionë euro dedikuar kësaj gjykate prej themelimit. Të gjitha këto nivele të gjykimit, Supreme, Kushtetuese, e Apelit, janë të vendosura me një objekt dhe në vetvete përbën problem sepse i rrezikon standardet e pavarësisë dhe paanshmërisë e gjyqtarëve sepse të jenë të gjithë në një objekt përbën problem në vetvete”, ka thënë ai në “60 Minuta”.

 Jashari ka theksuar se duhet të merret parasysh parimi i gjykimit të drejtë në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve. 

“Në tërësi kjo strukturë përbën një problem sfidues për ta përmbushur këtë standard para gjykatës evropiane”, u shpreh ai. 

Ndërkaq, zhbërjen e Gjykatës Speciale Jashari nuk e sheh si mundësi reale. 

“Nuk e shoh as si mundësi reale (zhbërjen e Gjykatës Speciale) në aspektin juridik sepse edhe po qe se zhbëhet ligji, kemi dy nivele të tjera që duhet të merren. Është ndryshimet kushtetuese që janë në fuqi dhe është marrëveshja ndërkombëtare që është në fuqi. Mos të harrojmë që kemi një aktgjykim që sapo është shpallë nga Dhomat. Prandaj janë tri nivele që duhet trajtohen përveç kësaj që po diskutohet si lloj shfuqizimi”.