Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Jashari: No habrá resultados definitivos antes del 16 de septiembre.

Arber Jashari

Avokati Arbër Jashari ka thënë se beson që para 16 shtatorit kur Gjykata Speciale do ta marrë vendimin për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, në Kosovë nuk do të ketë ndonjë rezultat të caktuar në zhbllokimin e ngërçit politik. 

“Në një farë forme pothuajse të gjithë janë dakord ose ndoshta janë duke e pritur  se çfarë do të ndodh pas 16 shtatorit, në mënyrë që t’i japin Kosovës një kah dhe një rrugë tjetër”, është shprehur Jashari. 

Sipas tij e gjithë duket se e gjithë skena politike është duke i luajtur rolet e veta, vetëm se populli nuk po i kupton.

“E kemi një Lëvizje Vetëvendosje e cila nuk e thërret Kuvendin dhe nuk e formon Qeverinë ndonëse i ka votat e mjaftueshme, e kemi një PDK që del çdo ditë para Qeverisë bën skena dhe thotë që kryeministri është deputet e nuk ka legjitimitet, se ushtruesja e detyrës së presidentes nuk ka legjitimitet nga ana tjetër i përgjigjet thirrjes së u.d. të presidentes ... nuk janë të sinqertë dhe bindës, e kemi AAK-në e cila është pozicionuar me PDK-në, i kemi kryetarët e komunave që ka thënë se janë pozicionuar më PDK-në e AAK-në dhe kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, e kemi një LDK të përfaqësuar nga Lumir Abdixhiku që e luan rolin e neutralit”, ka theksuar Jashari.

Leer otras actualizaciones
confrontar

EN DIRECTO: Lucha por la presidencia