Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Izedin Bytyqi afirma que las investigaciones en su contra por corrupción han sido archivadas.

El arresto de Izedin Bytyqi

Foto de : Alban Bujari

Kanë pushuar hetimet ndaj ish-sekretarit në Ministrinë e Mjedisit, Izedin Bytyqi, ka njoftuar vetë ky i fundit. Ai ishte arrestuar më 2024 për korrupsion bashkë me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi. Bëhej fjalë për falje të borxhit shumëmilionësh të ambalazhuesve të ujit. 

Bytyqi ka thënë se sot, 8 tetor, ka pranuar aktvendimin e Prokurorisë Speciale me të cilin është pushuar hetimi, “i zhvilluar për dy vite nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, në lidhje me rastin e njohur publikisht si ‘afera e ambalazhuesve të ujit’”.

“Gjatë këtyre dy viteve, ndaj meje janë zhvilluar hetime të plota dhe janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore, përfshirë masa të fshehta hetimore, kontrolle dhe verifikime të pasurisë, pronave, llogarive bankare, transaksioneve financiare dhe veprime të tjera hetimore. Pas gjithë kësaj kohe dhe pas shqyrtimit të provave dhe materialeve të mbledhura, Prokuroria ka marrë vendim për pushimin e hetimit, pasi nuk janë gjetur prova apo dëshmi që vërtetojnë se kam kryer veprën penale për të cilën jam hetuar”, ka shkruar Bytyqi.

Ai e ka quajtur moment të rëndësishëm këtë duke përmendur se hetimet kanë pasur pasoja personale, familjare, profesionale e në reputacion për të. 

“Ky vendim nuk i fshin dy vitet e vështira që kam kaluar, por është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të plotë të dinjitetit dhe reputacionit tim”, ka shkruar Bytyqi.

Bytyqi dyshohej se kishte keqpërdorur detyrën zyrtare dhe me dashje kishte tejkaluar kompetencat duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për ujërat si dhe udhëzimin për strukturën e pagesave ujore, duke e anashkaluar në tërësi raportin e grupit ministror i cili ishte formuar me qëllim për të përllogaritur borxhin ambalazhuesve ndaj Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, sipas të cilit raport vlera e borxheve të krijuara nga operatorët ekonomikë ishte 19,297,447.47 euro. 

Aty thuhej se Bytyqi dyshohej se pa bazë ligjore dhe pa verifikuar faktet ka nxjerrë vendime të kundërligjshme për zvogëlimin e borxhit të disa operatorëve ekonomikë me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo persona të tjerë, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit. 

Kurse më 2026 Liburn Aliu, që në atë kohë ishte ministër i Mjedisit, ishte intervistuar për disa orë nga Prokuroria Speciale për rastin. 

Izedin Bytyqi këtë vit pati dhënë dorëheqje nga pozita e sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës.