Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Hoti: LDK está dispuesto a contribuir a la elección de un presidente aceptable para todos los partidos.

Avdullah Hotic

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se partia të cilës i takon është e gatshme të kontribuojë në zgjidhjen e ngërçit institucional dhe në zgjedhjen e presidentit të vendit.

Derisa është pyetur nëse do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për të martën ku pritet të diskutohet çështja e presidenti, Hoti ka thënë se do të ketë njoftim zyrtar nga LDK-ja.

“Besoj se do të keni një njoftim zyrtar nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me këtë çështje”, ka thënë Hoti, raportoi EO.

Ai ka bërë të ditur se brenda strukturave të LDK-së është diskutuar gjerësisht për këtë çështje dhe se kanë ardhur në përfundim që t’i japin mundësi themelimit të institucioneve të vendit.

“Kemi diskutuar gjerësisht për këtë çështje brenda strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kemi ardhur në përfundim që në funksion të shterimit të situatës t’i japim mundësi që të ecet përpara me themelimin e institucioneve të vendit dhe kemi hequr dorë nga kërkesa jonë që besoj është legjitime për çështje të balancës së institucioneve… Besoj që kërkesa jonë ka qenë legjitime për balancë të institucioneve, por duke u përballë me bllokadë të institucioneve në mënyrë jo kushtetuese, prandaj e kemi këtë nismë legjislative, ne kemi hequr dorë nga ajo kërkesa jonë edhe kemi treguar gatishmërinë tonë që në fazën kur vijmë pra te diskutimi për të zgjedhur presidentin, të jemi konstruktivë në gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme dhe të pranueshme për gjithë spektrin politik”, është shprehur Hoti.

Sipas tij, partia që ka dalë e para në zgjedhje i ka votat e mjaftueshme, bashkë me partnerët e saj, për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë.

además PDK y Alliance rechazan reunirse con Kurti, LDK acepta. Arberi PDK y Alliance rechazan reunirse con Kurti, LDK acepta.

“Partia që ka dalë e para në zgjedhje i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur, bashkë me partnerët e saj sigurisht, për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të zgjedhur qeverinë, dhe mandej për të hapur diskutimet për presidentin e vendit, dhe aty i kemi 60 ditë mandej për të kryer diskutimet që… nëse mund të arrijmë tek një kandidat që është i pranueshëm për të gjitha palët. Edhe ne si Lidhje Demokratike e Kosovës shprehim gatishmërinë tonë që të kontribuojmë në atë proces”, ka deklaruar ai.

Hoti ka thënë se LDK-ja ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.

“Edhe ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë ta kërkojmë me ngulm thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit. Nuk ka asnjë arsye për vonesat, po secila prej partive politike i ka, si me thënë, qasjet e veta, i ka mënyrën e vet të veprimit. Ne kemi këtë qasje, ne jemi LDK, asnjëherë nuk kemi… as nuk kemi promovuar, as nuk i kemi mbështetur, as nuk i kemi përdorur çfarëdo forme që është jashtë, si me thënë, filozofisë së veprimit tonë politik”, ka thënë Hoti.