Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se “pas dy vjetësh, LDK-ja po i rikthehet pragmatizmit”.
Haziri në një postim në Facebook ka thënë se LDK-ja s’kërkon asgjë pos rolit të saj shtetëror për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e presidentit e qeverisë.
“Gjithçka për Republikën. LDK nuk kërkon asgjë pos rolit të saj shtetnor për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit e Qeverisë. Por, mos e harroni se mendësinë parti-shtet e kemi rrënu moti kohë. Kemi qenë përherë besë e shpresë për Republikën. Pas dy vitesh, LDK i rikthehet pragmatizmit, ajo që tradicionalisht e ka karakterizu partinë që inicoi e shkaktoi procese, për ta realizu andrrën e shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Ai ka pasur kritika për ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosovës.
“E patë qysh n'pikë t’ditës VV e shndërroi sallën e Kuvendit të Republikës në zallamahi! Salla plenare e Kuvendit të Republikës nuk bën të kthehet në han ku vlojnë sharjet e thirrjet për vrasje. Ne nuk duhet të ballafaqohemi me mërgimtarët, por me ata që e mbajnë derën e mbyllun për deputetë dhe me ata hapin dyer për sharje e thirrje për vrasje!” – ka shkruar Haziri.
LDK renuncia a todas las demandas.
-
Rugova debilitada, Pacolli emisario ruso, encuentro con Milosevic y el arduo camino a Rambouillet
-
Se retiran del mercado 7 productos lácteos que no declaraban su contenido de aceite de palma.
-
Osmani: Se debe elegir un presidente que proteja la Constitución y el país.
-
Deliu-Kodra: El PDK continuará sus acciones, no permitiremos que la oposición sea extinguida.
-
LDK renuncia a cualquier exigencia y quiere un presidente no partidista.