Deputetja nga Aleanca, Teuta Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë në detyrë, për siç ka thënë vonesën në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore, vetëm pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor. Haxhiu në një konferencë për media tha se vonesa përbën neglizhencë dhe papërgjegjësi të pushtetit, duke përmendur në veçanti ministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku.
“Arsyeja e thirjes së kësaj konference është pikërisht neglizhenca papërgjegjësia e këtij pushteti, përkatësisht e ministrit, ish-ministrit Çeku, aktualisht deputetit Çeku, në moskryerjen e detyrave që kërkojnë që dalin nga Ligji për Arsimin Parauniversitar dhe nga Udhëzimi Administrativ 13/2016 për subvencionimin e teksteve mësimore për nxënësit e Republikës së Kosovës. Pra, ky vit shkollor do të duhej të priste gjithë nxënësit, duke filluar nga ata të klasës para-përgatitore e deri në arsimin e mesëm, por si arsim i obliguar deri në klasën e nëntë, t’i priste me përgatitjet më të larta në cilindo nivel”, ka thënë ajo.
Ajo theksoi se Ministria është e obliguar që t’i pajisë të gjithë nxënësit me tekste shkollore. Sipas saj, Ministria e Arsimit ka pasur afate të qarta për përfundimin e procedurave, ndërsa drejtoritë komunale është dashur t’i dorëzojnë raportet përfundimtare deri më 15 korrik.
"El ministerio tiene la obligación de crear una comisión en junio para negociar el precio con las editoriales. Estamos hablando del mes de junio. Luego, el catálogo se envía a las direcciones municipales, y estas lo envían a las escuelas. Hablo con conocimiento de causa, porque fui director de escuela, y el 15 de julio es la fecha límite para que las direcciones preparen los informes que envían al ministerio."
Haxhiu e quajti bllokues të Komunës së Prishtinës Çekun, duke thënë se ai dhe partia Vetëvendosje nuk e kanë kryer detyrën siç duhet.
«La falta de preparación no significa otra cosa que una total irresponsabilidad. Estas personas que durante estos seis años asumieron la tarea con la dedicación de un becario, ahora actúan como tales. Lo único que puedo decir es que el ministro, el exministro de Educación, el exministro de Cultura, el actual diputado Çeku, solo será recordado como un obstáculo para el municipio de Pristina, y en particular para la vida cultural de Pristina», afirmó.
Haxhiu shfaqi edhe disa fatura, të cilat sipas saj kanë qenë në komentet e faqes së Ministrisë, ku janë hasur mospërputhje mes vlerës së subvencionit dhe shpenzimeve.
“Unë i kam marrë këto pikërisht në faqen e ministrisë, në komentet që kanë shkruar prindërit, pra janë faturat që ata kanë, pra vlerën e teksteve totale, domethënë edhe subvencionimin. Për shembull, klasa e parë i ka 63 euro e 87 centë, kurse 60 euro janë subvencionim. Shto këtu që nuk ka subvencionim për lëndët zgjedhore që janë obligative. Në pjesën tjetër, për shembull, kemi një vlerë tjetër, 105.80 euro, kurse subvencionimi për klasën e gjashtë është 90 euro.Këtu pra, po them, asnjëherë nuk janë përfshirë lëndët zgjedhore që janë obligative, që janë fletoret e punës, që patjetër sepse mësimdhënësit ua kërkojnë nxënësve. Shto pjesën tjetër të çantave, fletoreve, lapsave, mjeteve të gjeometrisë dhe çdo lëndë që kërkon mësimdhënësi, normal që ka me i kërkuar prej fëmijës e prindi detyrohet me i blerë. Kemi një faturë tjetër po ashtu të klasës së nëntë, që është 122.60 euro, subvencionimi është 90 euro. Gjithkund po në katalogun e ministrisë nuk figuron pra vlera për tekstet të lëndëve zgjedhore që janë obligative, sepse ministria i ka në secilën shkollë janë lëndë që zgjidhen në procedura siç i parasheh edhe udhëzimi administrativ”, shtoi ajo.