Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Haxhiu estrena "Octubre Rosa": El diagnóstico precoz es fundamental en la lucha contra el cáncer de mama.

Albulena Haxhiu

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka hapur fushatën “Tetori Rozë”, duke theksuar rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit, si dhe nevojën për mbështetje institucionale për gratë e prekura nga kjo sëmundje. Ajo ka bërë të ditur se vitin e kaluar në Kosovë janë raportuar 601 raste të reja të kancerit të gjirit, raporton Ekonomia Online.

Në hapjen e fushatës, e cila u mbajt në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu ka vlerësuar se institucionet duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje nevojave të grave, duke siguruar mjete për kujdesin shëndetësor dhe trajtimin e tyre.

“Fushatën “Tetori Rozë” po e hapim këtë vit pikërisht këtu, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në këtë shtëpi miratohen ligjet, por po ashtu edhe ndahet paraja publike. Këtu na takon që nevojave të grave t’u japim vendin që e meritojnë dhe të sigurojmë mjetet për kujdesin që atyre ju duhet. Vitin e kaluar në Kosovë janë raportuar 601 raste të reja të kancerit të gjirit, secili rast ka hyrë në jetën e dikujt që deri atëherë kishte shqetësime të tjera. Në punë, në shtëpi, plane të pambaruara, për të ardhmen. Papritur, shumëçka është dashur të presë. Gjatë këtyre viteve janë bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, që nga viti 2023 mamografia ofrohet pa pagesë në shëndetësinë publike, po nga ai vit edhe rikonstruksioni i gjirit ofrohte pa kosto dhe pa listë pritjeje”, tha ajo.

Haxhiu ka përmendur edhe disa nga masat e ndërmarra në vitet e fundit në fushën e trajtimit të kancerit të gjirit, përfshirë sigurimin e aparaturës “Sentinel” në vitin 2024 dhe rritjen e buxhetit për barnat onkologjike nga tetë në 22 milionë euro.

“Në vitin 2024 është siguruar aparatura “Sentinel”, e cila ndihmon në identifikimin e nyjave limfatike që duhen vlerësuar dhe mundëson raste të përshtatshme shmangien e ndërhyrjeve më të gjera në to. Ndërkohë, buxheti për barnat onkologjike është rritur nga 8 milionë në 22 milionë euro. Tani, kësaj pune po i shtohet edhe plani i veprimit për skriningun e kancerit të gjirit, i hartuar për herë të parë nga Ministria e Shëndetësisë me përfshirjen e tri niveleve të kujdesit shëndetësor. Në kuadër të tij parashihet funksionalizimi i kabineteve radiologjike nëpër komuna, bashkë me 8 mamografë të rinj statikë digjitalë”, tha ajo.