---
description: Muhamet Hamiti, anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se për herë të parë në Kosovën demokratike ka ndodhur që Kuvendi të mos mblidhet pë
title: "Hamiti: Rezultatin në zgjedhje e kishin të mirë, por VV-ja është formacion i pazoti"
image: https://resources.koha.net/images/2025/September/02/dc20e02c-f131-4f93-9556-ad00817540e7.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Hamiti: Rezultatin në zgjedhje e kishin të mirë, por VV-ja është formacion i pazoti

![Muhamet Hamiti](https://resources.koha.net/images/2025/September/02/dc20e02c-f131-4f93-9556-ad00817540e7.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 2 shtator 2025 23:14
- Shpërndaje në:

- 2 shtator 2025 23:14
- Shpërndaje në:

Muhamet Hamiti, anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se për herë të parë në Kosovën demokratike ka ndodhur që Kuvendi të mos mblidhet për t’i diskutuar ligjet.

Kjo sipas tij, ka ndodhur për shkak që Lëvizja Vetëvendosje mori rezultat të mirë nga zgjedhjet, por që ishte i pamjaftueshëm “për një formacion të pazoti siç është LVV-ja”.

Hamiti ka thënë se shkuan mbi 200 ditë dhe vendi nuk ka Kuvend të konstituuar.

“Rregullorja e Kuvendit është e qartë. Kuvendi konstituuohet me kryesi të plotë, por që nuk ka ndodhur. Për nënkryetarë nuk do të duhej të ndahej vota, do të duhej të votoheshin në bllok. Nuk është dashur të votoheshin ndaras. Është bërë gabim dhe tash i bartim pasojat”, ka  thënë ai.

Ka shtuar se në këto katër vjetet e fundit Kosova ka marrë tatëpjetën.

[Edhe ![Hamza: Mungesa e vullnetit politik nga VV-ja për ligjin, kontribut për destabilizim](https://resources.koha.net/images/2026/October/04/a47d7391-6a2b-43f8-af9f-a96971aa0ec2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 tet 2026 Hamza: Mungesa e vullnetit politik nga VV-ja për ligjin, kontribut për destabilizim](https://www.koha.net/arberi/hamza-mungesa-e-vullnetit-politik-nga-vv-ja-per-ligjin-kontribut-per-destabilizim)

Hamiti ka vlerësuar se për këto vite qeverisje, VV-ja i ka shkaktuar dëme kolosale Kosovës.

Ai ka thënë se me Marrëveshjen e Ohrit, Kurti është pajtuar për vetmenaxhim të serbëve të Kosovës e cila sipas tij i bie autonomi politike territoriale të Kosovës.

“Këta që thoshin e kundërshtojmë Zajednicën, kanë pranuar Zajednicë plus. Është marrëveshja më e keqe  në dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë ai.

Hamiti ka thënë se LDK-ja ka dallime të mëdha vlerore në raport me Vetëvendosjen.

Ai ka thënë se Kosova është në bllokadë totale.

Sipas tij, në krye të Qeverisë është një deputet.

“Kemi një qeveri në detyrë me deputetë që drejtojnë atë dhe dikasteret qeveritare”, ka thënë ai.

Hamiti ka thënë se VV-ja është “formacioni që e ka shkelur Kushtetutën më shumë se gjitha qeverisjet tjera”.

[Edhe ![Hamza i shpreh Prattipatit shqetësimet për veprimet e VV-së, thotë se vendit i duhet Kuvendi](https://resources.koha.net/images/2026/September/10/6681ea64-97f9-421f-89b2-3a598c93dbd8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 10 sht 2026 Hamza i shpreh Prattipatit shqetësimet për veprimet e VV-së, thotë se vendit i duhet Kuvendi](https://www.koha.net/arberi/hamza-i-shpreh-prattipatit-shqetesimet-per-veprimet-e-vv-se-thote-se-vendit-i-duhet-kuvendi)

Hamiti derisa ka folur për mosvotimin e Donika Gërvallës për kryekuvendare, e ka quajtur atë dezertore.

“Dezertorja është habit që se kanë votuar ata që shtëpinë e atyre e ka dezertuar”, ka thënë ai duke shtuar se ajo e ka tradhtuar LDK-në.

[#muhamet hamiti](https://www.koha.net/tag/muhamet-hamiti) [#LDK](https://www.koha.net/tag/ldk) [#vv](https://www.koha.net/tag/vv) [#qeveri](https://www.koha.net/tag/qeveri)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kurti kërkon takim me Hamzën e Abdixhikun për nënkryetarët e Kuvendit](https://resources.koha.net/images/2026/August/18/ee78fb2a-b7a8-4bc9-be8e-4abb9805636d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 9 sht 2026 Kurti kërkon takim me Hamzën e Abdixhikun për nënkryetarët e Kuvendit](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/kurti-kerkon-takim-me-hamzen-e-abdixhikun-per-nenkryetaret-e-kuvendit)
- [![PDK-ja e Aleanca kërkojnë rikthimin në Kuvend: VV-ja ka suprimuar demokracinë në vend](https://resources.koha.net/images/2026/August/18/57e27708-3a28-4d4c-82c5-825a1c3935df.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 sht 2026 PDK-ja e Aleanca kërkojnë rikthimin në Kuvend: VV-ja ka suprimuar demokracinë në vend](https://www.koha.net/arberi/pdk-ja-e-aleanca-kerkojne-rikthimin-ne-kuvend-vv-ja-ka-suprimuar-demokracine-ne-vend)
- [![Zgjedhja e presidentit - Kurti do marrëveshje para konstituimit të Kuvendit, PDK-ja të kundërtën](https://resources.koha.net/images/2026/February/28/e6ec9242-9bf4-447c-b88e-b260323f7ffc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 gus 2026 Zgjedhja e presidentit - Kurti do marrëveshje para konstituimit të Kuvendit, PDK-ja të kundërtën](https://www.koha.net/arberi/zgjedhja-e-presidentit-kurti-do-marreveshje-para-konstituimit-te-kuvendit-pdk-ja-te-kunderten)

[Futboll.]() [Frokaj shënon gol në fitoren ndaj Luganos](https://www.koha.net/futboll/frokaj-shenon-gol-ne-fitoren-ndaj-luganos)

[Botë.]() [Përplasen dy trena në Egjipt, të paktën katër të vdekur](https://www.koha.net/bote/perplasen-dy-trena-ne-egjipt-te-pakten-kater-te-vdekur)

[Futboll.]() [Muriqi zëvendësues në fitoren e Fenerbahçes](https://www.koha.net/futboll/muriqi-zevendesues-ne-fitoren-e-fenerbahces)

[Kronikë.]() [Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-lenduar-nga-vetaksident-ne-autostraden-mazgit-trude)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Anton Antonovichi i Prishtinës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/anton-antonovichi-i-prishtines)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Hamiti: Rezultatin në zgjedhje e kishin të mirë, por VV-ja është formacion i pazoti","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/hamiti-rezultatin-ne-zgjedhje-e-kishin-te-mire-por-vv-ja-eshte-formacion-i-pazoti","datePublished":"2025-09-02T23:14:33+02:00","dateModified":"2026-07-11T08:30:06+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":360,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Muhamet Hamiti, anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se për herë të parë në Kosovën demokratike ka ndodhur që Kuvendi të mos mblidhet pë","url":"https://www.koha.net/arberi/hamiti-rezultatin-ne-zgjedhje-e-kishin-te-mire-por-vv-ja-eshte-formacion-i-pazoti","keywords":"muhamet hamiti, LDK, vv, qeveri","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/September/02/dc20e02c-f131-4f93-9556-ad00817540e7.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
