Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Hajrullahu sobre la votación de la Ley y la elección del presidente: Un compromiso del Señor

Muhammad Hajrullah

Kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, ka thënë se votimi i mbrëmshëm në orët e vona i ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe i votimit të Justina Shiroka-Pulës për presidente të Kosovës, ishte “kompromis zori” i Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës. 

Hajrullahu në “Konfront” të KTV-së ka thënë se edhe në këtë qeveri si në vitet e fundit “po na ndjek nata”. 

“Nëse në të kaluarën janë kritikuar tjetër që natën po kryhen punët, mbrëmë i dhamë zor 5 në 12. Fatkeqësisht kjo po na përcjell e nuk është mirë. Kur po vjen momenti i fundit atëherë po gjendet një kompromis”, tha Hajrullahu. 

Hajrullahu tha se emri i Justina Shiroka-Pulës si kandidate për presidente ishte përmendur qysh muaj më parë dhe ka mundur të përfundohet puna për çështjen e presidentit më herët e jo në momentet e fundit. 

Ai ka thënë se është shumë mirë që çështja është mbyllur pasi do të shkohej në një gjendje katastrofale tensioni. 

“Nuk ishin pamje të mira në Kosovën e vitit 2026 me pa një çështje kaq të thjeshtë të procedurës që mund të kryhej në pikë të ditës, e të shkonte atë mënyrë. Mund të kalonte afati edhe për Ligjin edhe për presidentin. U dit se ishte kompromis i zorit e nuk ishte i qejfit, për të dyja palët”, tha Hajrullahu. 
Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e re e Kosovës me 81 vota pro. Votimi u mbyll pak pas mesnatës të së martës, që ishte afati i fundit për zgjedhjen e presidentit. Paraprakisht u votuan në lexim të dytë ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara. 
 

Leer otras actualizaciones
comodidad

EN DIRECTO: ¿Cómo se llegó al acuerdo para el presidente?