Gazetari Muhamet Hajrullahu ka vlerësuar se partitë politike s’do të duhej ta linin Kosovën pa institucione në periudhën kur në Gjykatën Speciale do të merret vendimi gjyqësor ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në “60 Minuta” në KTV, Hajrullahu ka thënë se pa marrë parasysh verdiktit të Speciales, “dikush mund ta shfrytëzojë” momentin për të nxitur destabilizim.
“Mendoj që partitë politike, s’do të duhej ta linin Kosovën në situatë të tillë, pa institucione zyrtare. Kemi qeveri në detyrë, presidente në detyrë. Për faktin që kemi 2-3 vitet e fundit bllokadë totale institucionale, ngërç politik, nuk besoj se është mirë sot që ta lëmë Kosovën në një situatë të tillë...”, ka thënë ai të premten. “Sepse të gjithë ata që nuk ia duan të mirë Kosovës, do të dëshironin që përveç çfarëdo vendimi që merret atje, të ketë këtu probleme, të ketë këtu trazira, të ketë këtu pakënaqësi, nxitje, të gjitha këto. Pra dikush mund ta shfrytëzojë këtë moment në të cilin ne jemi edhe pa institucione zyrtare. Mendoj se partitë politike, të gjitha, por sidomos Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka barrën e përgjegjësisë si partia më e madhe që ka dalë në zgjedhje, për krijimin e institucioneve, që të mos lëmë momente të asaj që dikush të mund të shfrytëzojë në një situatë çfarë do qoftë gjatë ditëve të ardhshme, për një destabilizim të mundshëm”.
Tek i ka kritikuar partitë për mungesë bashkëpunimi e kompromisi, Hajrullahu ka thënë se qytetarët u kanë treguar revoltën me sabotim të zgjedhjeve të 7 qershorit, kur pati rënie të daljes.
El Tribunal Especial anunciará su veredicto en el caso contra cuatro exlíderes del Ejército de Liberación de Kosovo: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi y Rexhep Selim, el 16 de septiembre en La Haya. Están acusados de crímenes de guerra.
-
El despertar del pueblo en 1990: Con dos dedos por la libertad...
-
1981, la trampa de Serbia y la esperanza de que "alguien venga"
-
83º día de protestas en Albania
-
Temperaturas abrasadoras el sábado y el domingo.
-
Macedonia: La reducción de las tropas de la KFOR en Ibar no supone una amenaza para los serbios.