Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Sesenta y nueve personas están siendo investigadas por presuntos daños a la Oficina de Seguros de Kosovo por valor de más de 1.2 millones de euros.

BSK

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se nga 21 persona që po hetoheshin për keqpërdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve, numri ka shkuar në 69 persona të cilët po hetohen lidhur me rastin.

Ata po hetohen për veprën penale “keqpërdorim i besimit në ndihmë. 

Sipas komunikatës nga Prokuroria, nga veprimet e deritanishme hetimore ekziston dyshimi se këta të pandehur, në kundërshtim me rregullat dhe procedurat e brendshme të BKS-së, kanë mundësuar ose kanë marrë pjesë në bartjen dhe përfitimin e shumave të të hollave pa mbulesë, në vlera që variojnë nga 2.000 euro deri në 53.000 euro për person, duke shkaktuar një dëm shtesë prej rreth 200.000 euro ndaj Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Të pandehurit janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë, nga zyrtarët e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës, së bashku me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Zëvendëskryeprokurorin, si dhe një prokuror nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Prokuroria Themelore në Prizren, krahas hetimit penal, ka zhvilluar në mënyrë paralele edhe hetimin financiar me Njësitin e Hetimeve të Integruara Financiar të Policisë së Kosovës, me qëllim të identifikimit, gjurmimit dhe sigurimit të pasurisë që dyshohet se lidhet me veprat penale dhe përfitimet e realizuara nga aktiviteti i kundërligjshëm.

Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore dhe financiare, Prokuroria ka bërë të ditur se sot janë sekuestruar dhe ngrirë gjithsej 35 prona, duke përfshirë parcela kadastrale, njësi banesore dhe njësi garazhuese, të cilat ndërlidhen me tre të pandehurit kryesorë, ndaj të cilëve ekziston dyshimi për përfshirje në veprimet kriminale që kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar ndaj Byrosë Kosovare të Sigurimeve. 

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme Prokuroria në bashkëpunim me Njësitin e Inteligjencës Financiar, ka urdhëruar ngrirjen e 21 llogarive bankare të personave të dyshuar.

Me veprimet e identifikuara në fazën fillestare të hetimit, dëmi i shkaktuar ndaj BKS-së ishte vlerësuar në vlerë rreth 1.043.000 euro, ndërsa me zgjerimin e hetimeve dhe identifikimin e veprimeve të reja të dyshuara, është evidentuar edhe një dëm shtesë prej rreth 200.000 euro.