Dy protestues janë shoqëruar në polici të mërkurën dhe pas intervenimit njëri është ndaluar për 48 orë ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
Në një njoftim të Policisë për angazhimet e saj në mbarëvajtjen e sigurisë, ku është përshkruar protesta që është zhvilluar nga qytetarët në shenjë revolte ndaj dënimit më burgim të ish krerëve të UÇK-së, thuhet se zyrtarët policorë janë detyruar të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të domosdoshme me prezencë të shtuar policore, “për parandalimin e incidenteve të mundshme, moslejimin e hyrjes së protestuesve në objekte dhe vënies në kontroll të situatës”.
“Si rezultat i veprimeve policore dy persona janë shoqëruar në polici, ndaj të cilëve me vendim të prokurorit njërit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, përderisa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu thuhet se Policia është detyruar që ta ndërpresë përkohësisht qarkullimin në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë dhe rrugën Bill Klinton, dhe ta riorientoj qarkullimin e trafikut në rrugë alternative.
“Policia e Kosovës vazhdon të iu bëjë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve të cilët ende po vazhdojnë të jenë në tubim, që të shprehin pakënaqësitë e tyre në mënyrë të qetë, të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë, të tregojnë kujdes dhe të kontribuojnë që aktivitetet të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe të sigurt”, thuhet në njoftim.
Zyrtarët policorë thuhet se kanë qenë të pranishëm në terren për të garantuar rendin kushtetues dhe sigurinë publike në vend, dhe se siguria e qytetarëve, ruajtja e rendit kushtetues dhe sigurisë publike në vend mbesin prioritet i Policisë së Kosovës.
La Sala Especial condenó a Hashim Thaçi y Jakup Krasniqi a 25 años de prisión, a Kadri Veseli a 18 años y a Rexhep Selimi a 13. Los exlíderes del Ejército de Liberación de Kosovo fueron declarados culpables de crímenes de guerra, entre ellos detención ilegal o arbitraria, tratos crueles, tortura y asesinatos ilegales.