Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Vranësira më të theksuara mund të paraqiten përreth relievit malor, por nuk do ketë reshje.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 1 deri në 3 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet nga 18 deri në 22 gradë celsius.
Gjithashtu sipas Institutit, rritja e temperaturave gjatë ditës do të sjellë kushte më të favorshme termike, ndërsa në orët e mëngjesit do të mbizotërojnë temperatura relativisht të ulëta.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1 deri 4 metra për sekondë.