Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Para agosto, se habrán duplicado con creces todos los casos de sarampión registrados en todo el año 2025.

sarampión

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga prilli deri më 24 gusht, janë raportuar gjithsej 147 raste të konfirmuara me fruth. Sipas njoftimit, ky numër është më shumë se dyfishi i të gjitha rasteve të konfirmuara gjatë tërë vitit 2025.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se, gjatë periudhës 16 prill – 24 gusht 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 147 raste të konfirmuara me fruth. Ky numër përfaqëson më shumë se dyfishin e rasteve të konfirmuara gjatë tërë vitit 2025. Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 10 raste të reja”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sa i përket rasteve nëpër komuna, Prishtina prin me 49 raste, pastaj Fushë-Kosova me 35 raste dhe e treta Ferizaj për të vazhduar me komunat e tjera.

IKSHPK-ja ka bërë thirrje që prindërit të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit në qendrat e mjekësisë familjare.

“Sipas komunave, numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës me dyzet e nëntë (49) raste, Fushë-Kosovë me tridhjetë e pesë (35) raste; Ferizaj me trembëdhjetë (13) raste; Obiliq me nëntë (9) raste; Lipjan me tetë raste; Kaçanik me shtatë (7) raste; Vushtrri dhe Shtime me nga katër (4) raste; Skenderaj dhe Drenas me nga tre (3) raste; Gjilan, Gjakovë, Shtërpce dhe Deçan me nga dy (2) raste; si dhe me nga një (1) rast komunat:, Graçanicë, Mitrovicë, Podujevë, Suharekë dhe Viti”, thuhet tutje në njoftim.

Gjatë 3 javëve të fundit, ekipet e vaksinimit në komunat me numrin më të lartë të rasteve të fruthit (Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Obiliq, Vushtrri dhe Skenderaj), kanë intensifikuar aktivitetet, me ç‘rast janë vaksinuar me MMR gjithsej 504 fëmijë të vonuar për vaksinim sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit.