Deputetët e partive politike kanë nisur të hyjnë në sallën e seancave plenare të Kuvendit.
Kjo pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se pranon propozimin e kryeministrit Albin Kurti që Justina Shiroka-Pula të jetë kandidate për presidente. E PDK-ja propozoi që kundërkandidate të jetë Eliza Hoxha, duke theksuar se këta emra janë të vetmit të pranueshëm për të.
Në pikë të parë do të jetë votimi i projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Specialen, e pas tij votimi i presidentit.