Ekspert i sigurisë dhe kriminalistikës, Arben Dashevci, ka vlerësuar se tash e një kohë siguria e ka mposhtur pasigurinë në veri të Kosovës.
Duke folur për reduktimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë dhe në urën e Ibrit në Mitrovicë, Dashevci ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se ky është veprim i natyrshëm për shkak të relaksimit të situatës në këtë zonë.
“Ka vite, që matanë lumit Ibër, pasigurinë e ka mposhtur siguria. S’i kemi incidentet që i kemi pasur. Ata që kanë bërë incidente, që kanë kryer sulmin më të rëndë të pasluftës në Banjskë e Ibër-Lepenc, ata nuk gjenden më në Republikën e Kosovës. Tash është vendim i natyrshëm dhe graduali. Dhe reaguesi i tretë, KFOR-i e ka parë të arsyeshme për dislokimin e trupave për vende dhe hapësira të tjera për të kaluar bartjen e përgjegjësisë gradualisht...”, ka thënë ai.
Dashevci ka thënë se pret që edhe policia të mos qëndrojë gjatë mbi urë, por që “simbolika e ndarjes” të mbetet vetëm në histori.
“Kur e konstaton reaguesi i tretë, KFOR-i, që është për paqe për të gjithë, gjithçka tejkalon zhurmat politike që vijnë nga shteti që sillet me qasje destruktive, që çdo gjë pozitive në Republikën e Kosovës përpiqet ta shndërrojë në negative me luftë asimetrike hibride, pa mëshirshëm, propagandë e viktimizim, por faktet e patjetërsueshme e tregojnë krejt të kundërtën. Nuk ka incidente ndëretnike, ka relaksim të situatës, ka pozitivitet”, ka thënë ai kur është pyetur për reagimet kundërshtuese të Serbisë lidhur me vendimin e KFOR-it.
además
Dashevci: Los ejercicios militares son una provocación a la paz; Serbia nos atacaría si tuviera la oportunidad.
Ai ka thënë se nuk mund të ketë asgjë as nga letra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, drejtuar shefit të NATO-s e as nga kërcënimi i tij për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër.
El 10 de agosto, la Misión de la OTAN en Kosovo (KFOR) anunció el inicio de la transición gradual hacia una presencia permanente en el puente Ibar de Mitrovica. Según informó la KFOR, esta transición se produce a medida que mejora la situación de seguridad en Kosovo, como parte del proceso de reducción progresiva de su presencia.