Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Se ha designado un tribunal de apelaciones en el caso contra los exlíderes del KLA.

kr

Gjyqtarët Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen janë caktuar si trup gjykues i Apelit për çështjen lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga gjykata e shkallës së parë.

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se trupi gjykues i lartpërmendur është caktuar me 22 shtator nga kryetarja e gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova.

"Pas kërkesës konfidenciale nga ekipet e Mbrojtjes së Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit për zgjatjen e afatit për njoftimet për apel, më 22 shtator 2026, Kryetarja e Dhomave të Specializuara caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit, të përbërë nga gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, për të vendosur mbi këtë kërkesë dhe mbi të gjitha parashtrimet e tjera në kuadër të njoftimit për apel në lidhje me Aktgjykimin në këtë çështje", njoftoi gjykata.

Gjykata Speciale me seli në Hagë më 16 shtator ka dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Të gjithë janë dënuar për krime lufte, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.