---
description: Bashkimi Evropian ka vlerësuar se Serbia, me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke e shkelur në mënyrë të qartë Marrëveshjen e arritur mes Serbisë d
title: "BE: Me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën"
image: https://resources.koha.net/images/2024/March/18/TAKIMI-I-OHRIT16791884851710748608.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# BE: Me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën

- Nga: [Augustin Palokaj](https://www.koha.net/autori/augustin-palokaj/articles) [![Augustin Palokaj](https://resources.koha.net/author/2017/February/15/Augustin_Palokaj1487143494.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/augustin-palokaj/articles)
- 7 mars 2025 19:06
- Shpërndaje në:

- Nga: [Augustin Palokaj](https://www.koha.net/autori/augustin-palokaj/articles) [![Augustin Palokaj](https://resources.koha.net/author/2017/February/15/Augustin_Palokaj1487143494.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/augustin-palokaj/articles)
- 7 mars 2025 19:06
- Shpërndaje në:

## Bashkimi Evropian e ka kualifikuar shkelje të qartë të Marrëveshjes së Ohrit sjelljen e Serbisë në Këshillin e Evropës, kur zyrtarë të saj thanë se kanë ndikuar që të hiqet nga rendi i ditës ftesa që Kosova të bëhet mysafire speciale në një Komitet politik të Asamblesë së këtij Këshilli. Një zëdhënës i BE-së tha se Serbia ka obligime të qarta për të zbatuar të gjitha pikat e marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe aneksit në Ohër, që e përfshin edhe mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian ka vlerësuar se Serbia, me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke e shkelur në mënyrë të qartë Marrëveshjen e arritur mes Serbisë dhe Kosovës për rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Këtë e ka thënë një zëdhënës i Bashkimit Evropian, duke u përgjigjur në pyetjet rreth prononcimeve nga Serbia se ata kanë arritur që ta heqin nga rendi i ditës ftesën për Kosovën si mysafire speciale në një Komitet politik të Asamblesë së Këshillit të Evropës.

Presidentja e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiq, e kishte quajtur këtë si sukses të madh dhe fitore të madhe të Serbisë, dhe si dëshmi se si luftohet për interesat e atdheut.

Mirëpo në BE thonë se Serbia ka obligime të qarta për të zbatuar të gjitha pikat e marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe aneksit në Ohër.

“Sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është qartë shkelje e marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, duke rikujtuar se pika 4 e kësaj marrëveshjeje flet për mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Nuk është hera e parë që Serbia thotë se po e pengon anëtarësimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare dhe se ajo vazhdon të bëjë lobim për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

[Edhe ![BE-ja thotë se Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën me sjelljen e saj në KiE](https://resources.koha.net/images/2024/October/30/8785ab95-632c-45e7-84b7-085cceb04164.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 mar 2025 BE-ja thotë se Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën me sjelljen e saj në KiE](https://www.koha.net/arberi/be-ja-thote-se-serbia-po-e-shkel-marreveshjen-me-kosoven-me-sjelljen-e-saj-ne-kie)

Kjo, sipas shumë diplomatëve evropianë, shkon kundër frymës së normalizimit të raporteve.

Kosova ka pasur rast në vitin e shkuar që të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës mirëpo Kosova nuk i kishte përfillur disa kërkesa të disa vendeve anëtare, sikur ajo që ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Edhe pse asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës me shumicë të madhe të votave kishte rekomanduar anëtarësimin e Kosovës, vendet anëtare e kanë hequr nga rendi i ditës nga takimi i Këshillit të ministrave, kur është dashur të votohej për këtë çështje.

[#marreveshja e ohrit](https://www.koha.net/tag/marreveshja-e-ohrit) [#Marrëveshja Kosovë - Serbi](https://www.koha.net/tag/marreveshja-kosove-serbi) [#dialogu Kosovë-Serbi](https://www.koha.net/tag/dialogu-kosove-serbi-1) [#Keshilli i Evropes](https://www.koha.net/tag/keshilli-i-evropes) [#ana bernabiq](https://www.koha.net/tag/ana-bernabiq)

Artikuj të ngjashëm

- [![Rohde: Veprimet e Serbisë në KiE shkelin Marrëveshjen e Ohrit, Gjermania mbështet Kosovën](https://resources.koha.net/images/2024/November/19/388729b1-a331-4050-93fd-f8c4bd2acf0b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 7 mar 2025 Rohde: Veprimet e Serbisë në KiE shkelin Marrëveshjen e Ohrit, Gjermania mbështet Kosovën](https://www.koha.net/arberi/rohde-veprimet-e-serbise-ne-kie-shkelin-marreveshjen-e-ohrit-gjermania-mbeshtet-kosoven)
- [![BE: Delegacioni i Serbisë në Këshillin e Evropës ka shkelur marrëveshjen me Kosovën](https://resources.koha.net/images/2024/October/10/228b1512-317d-4889-b945-9d22b57c2cf6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 dhj 2024 BE: Delegacioni i Serbisë në Këshillin e Evropës ka shkelur marrëveshjen me Kosovën](https://www.koha.net/arberi/be-delegacioni-i-serbise-ne-keshillin-e-evropes-ka-shkelur-marreveshjen-me-kosoven)
- [![BE: Serbia po e shkel marrëveshjen me Kosovën](https://resources.koha.net/images/2024/April/08/f4941ac6-eb9a-4759-b08f-f7fbc9210161.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 qer 2024 BE: Serbia po e shkel marrëveshjen me Kosovën](https://www.koha.net/arberi/be-serbia-po-e-shkel-marreveshjen-me-kosoven)
- [![Qeveria ngre shqetësimin në Bruksel për heshtjen ndaj veprimeve të Serbisë](https://resources.koha.net/images/2024/March/26/c4ff4dab-9f7c-44c5-8bf5-6ca5a00c938a.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 6 pri 2024 Qeveria ngre shqetësimin në Bruksel për heshtjen ndaj veprimeve të Serbisë](https://www.koha.net/arberi/qeveria-ngre-shqetesimin-ne-bruksel-per-heshtjen-ndaj-veprimeve-te-serbise)

[Botë.]() [Përplasen dy trena në Egjipt, të paktën katër të vdekur](https://www.koha.net/bote/perplasen-dy-trena-ne-egjipt-te-pakten-kater-te-vdekur)

[Futboll.]() [Muriqi zëvendësues në fitoren e Fenerbahçes](https://www.koha.net/futboll/muriqi-zevendesues-ne-fitoren-e-fenerbahces)

[Kronikë.]() [Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-lenduar-nga-vetaksident-ne-autostraden-mazgit-trude)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Anton Antonovichi i Prishtinës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/anton-antonovichi-i-prishtines)

[Arbëri.]() [Nxirret një veturë nga liqeni i Ujmanit, kishte rënë në rrethana të paqarta vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/nxirret-nje-veture-nga-liqeni-i-ujmanit-kishte-rene-ne-rrethana-te-paqarta-vitin-e-kaluar)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"BE: Me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/be-me-sjelljen-e-saj-ne-keshillin-e-evropes-serbia-po-e-shkel-marreveshjen-me-kosoven","datePublished":"2025-03-07T19:06:47+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:10:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":385,"author":[{"@type":"Person","name":"Augustin Palokaj","url":"https://www.koha.net/autori/augustin-palokaj/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Bashkimi Evropian ka vlerësuar se Serbia, me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke e shkelur në mënyrë të qartë Marrëveshjen e arritur mes Serbisë d","url":"https://www.koha.net/arberi/be-me-sjelljen-e-saj-ne-keshillin-e-evropes-serbia-po-e-shkel-marreveshjen-me-kosoven","keywords":"marreveshja e ohrit, Marrëveshja Kosovë - Serbi, dialogu Kosovë-Serbi, Keshilli i Evropes, ana bernabiq","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/March/18/TAKIMI-I-OHRIT16791884851710748608.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
