Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

La UE insta a las instituciones de Kosovo a respetar el estado de derecho y el carácter multiétnico.

Palatova - Sveçla

Ushtruesja e detyrës së shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, i ka bërë thirrje ministrit në detyrë të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, që të respektohet sundimi i ligjit dhe karakteri shumëetnik. 

Palatova është takuar me Sveçlën të martën. Në takim i ka bërë thirrje Sveçlës ndër të tjera edhe që çdo rrënim të kryhet duhet respektuar procedurat e rregullta ligjore. 

“Ushtruesja e detyrës së Shefes së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, u takua me Ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe theksoi nevojën që institucionet e Kosovës të respektojnë sundimin e ligjit dhe karakterin shumetnik. BE-ja pret që pretendimet për sjellje të pahijshme nga Policia e Kosovës të hetohen dhe që çfarëdo rrënimi të kryhet duke respektuar procedurat e rregullta ligjore. BE-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt BE-së; Kosova duhet ta bëjë pjesën e saj”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë. 

Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në korrik ka nisur aksionin e rrënimit të disa objekteve të ngritura ilegalisht në zonën e Liqenit të Ujmanit. 

La medida se tomó a petición de la empresa pública hidroeléctrica "Ibër-Lepenci", en cuya propiedad se construyeron las instalaciones.

además Tres notas rápidas de la UE Arberi Tres notas rápidas de la UE

Palatova të martën është takuar edhe me ministrin e Jashtëm në detyrë Glauk Konjufca. 

“Ushtruesja e detyrës së Shefes së BE-së në Kosovë Eva Palatova theksoi se rruga e Kosovës drejt BE-së kërkon formimin e institucioneve, forcimin e sundimit të ligjit dhe kultivimin e karakterit të saj shumëetnik. Ajo inkurajoi vazhdimin e harmonizimit të çmuar të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së”, thuhet në njoftim.