Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Azemi: En "Ismail Qemali" hubo un enfrentamiento físico entre trabajadores en huelga y los enviados por el municipio para limpiar.

Yusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se greva e punëtorëve teknikë në shkolla është duke vazhduar dhe pastrimi në shkollën fillore “Ismail Qemali” është bërë nga disa punëtorë të Ndërmarrjes Publike Banesore, të dërguar nga Komuna e Prishtinës. 

Ai ka thënë se është bërë vetëm një pastrim simbolik. 

Sipas Azemit, ka pasur edhe një konfrontim fizik në mes të punëtorëve që janë në grevë dhe punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore

“Sot kemi pasur një konfromntim të punëtorëve në mes të punëtorëve të kompanive që janë në grevë dhe sipas informatave që kam janë disa punëtorë të Ndërmarrje Publike Banesore të Komunës së Prishtinës të cilët kanë pasur konfrontime fizike”, është shprehur Azemi në emisionin “Tre8tre”, në KTV.

Ai e ka akuzuar Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës për shkelje të ligjit mbi grevat. 

además Los padres de los alumnos de "Ismajl Qemaili" advierten de un boicot a las clases. Arberi Los padres de los alumnos de "Ismajl Qemaili" advierten de un boicot a las clases.

Sipas tij greva e punëtorëve do të vazhdojë derisa pagat e këtyre punëtorëve për muajin korrik dhe gusht të ekzekutohen dhe të bëhet 500 euro bruto.

Foto: Ambinete të shkollës “Ismail Qemali”