Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Abogado de Thaçi: Nos oponemos a todas las transcripciones, la culpabilidad no puede basarse en ellas.

Yo dije

Avokatja Sophie Menegon e cila përfaqëson Hashim Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë në Gjykatën Speciale tha se arsyeja pse ata kanë kundërshtuar transkriptet në tërësi dhe jo pjesë të caktuara është për shkak se Prokuroria nuk e ka përmbushur barrën e provës.

Sipas Menegon, shpallja fajtor e Thaçit në këtë rast, nuk mund të mbështetet në këto transkripte.

“ZPS-ja nuk e ka përmbushur barrën e provës dhe privilegjin e kundërvetëinkriminimit”, tha Menegon

Sipas Menegon, Prokuroria e ka përgjegjësinë për të vërtetuar saktësinë dhe mbështetëshmerinë e të gjitha provave.

“Ne, kundërshtojmë transkriptet në tërësinë e tyre dhe nuk kundërshtojmë fjali të caktuara të transkripteve. Nuk pritet që tani, mbrojtja të ketë barrën e provës ose të akuzuarit të kenë barrën e provës për të vërtetuar pasaktësinë”, ka thënë ajo.

Ajo tha se këto transkripte nuk duhet të pranohen përveç në rastet që janë të mbështetura në ekzaminime shkencore dhe të mbështetura nga dëshmitarë të cilët kanë mundur të iu nënshtrohen kundër-pyetjeve.

“Shpallja fajtor në këtë çështje nuk mund të bazohet vetëm në shkallë të gjerë në transkriptet e ZPS-së. Personat që i kanë bërë këto transkripte janë të panjohur dhe mbrojtja nuk e ka pasur mundësinë  që t’i marrë në pyetje ata”, ka thënë Menegon.

Leer otras actualizaciones
Hashim Thaçi

EN DIRECTO: Continúan las declaraciones finales sobre las acusaciones de mala administración de justicia.