Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Se solicita al Defensor del Pueblo que remita la Ley sobre Asuntos Especiales al Tribunal Constitucional.

Corte Constitucional

Foto: Archivo

Foto de : Driton Pacharada

Disa përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, komunitetit akademik si dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i janë drejtuar me një kërkesë Avokatit të Popullit Naim Qelaj, që ta referojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. 

Në kërkesë thuhet se duhet të sqarohen nëse mandati i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë është zgjeruar përtej kufijve të autorizimit të dhënë nga neni 162 i Kushtetutës së Kosovë.

Në kërkesë thuhet se neni 162, paragrafi 1, i Kushtetutës lejon themelimin e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar me qëllim që Republika e Kosovës t’i përmbushë obligimet e saj ndërkombëtare lidhur me Raportin Doc. 12462 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të datës 7 janar 2011.

Ndërkohë që Ligji thuhet se përcakton po ashtu që këto institucione janë themeluar për procedura lidhur me pretendimet për krime të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare, të cilat lidhen me pretendimet e raportit dhe kanë qenë objekt i hetimeve nga Task Forca Hetimore Speciale.

Nga kjo thuhet se rezulton që Kushtetuta nuk ka dhënë autorizim të pakufizuar për krijimin e një juridiksioni të përgjithshëm penal. 

“Ajo ka lejuar një mekanizëm të specializuar, brenda sistemit të drejtësisë së Kosovës, për një qëllim të caktuar kushtetues dhe me lidhje të përcaktuar me pretendimet që çuan në themelimin e tij”, thuhet në kërkesë. 

Në kërkesë thuhet se përmbledhja e aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit e ka bërë më të dukshme mënyrën se si janë interpretuar dhe zbatuar këto dispozita. 

Përmbledhja thuhet se përfshin vlerësime të gjera mbi historinë, organizimin, udhëheqjen dhe strukturat politike e ushtarake të UÇK-së, komunikatat publike, emërimet, shërbimet e inteligjencës, policinë ushtarake, zonat operative, si dhe objektivat e sigurimit të pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së kontrollit politik dhe institucional. 

“Trupi gjykues ka deklaruar se çështja nuk kishte të bënte me legjitimitetin e UÇK-së apo me qëllimin e saj për një Kosovë të pavarur. Ky sqarim është i rëndësishëm. Megjithatë, shtrirja e analizës ngre pyetjen nëse lidhja me pretendimet konkrete të Raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka funksionuar si kufizim real dhe efektiv i juridiksionit, apo si pikënisje për ushtrimin e një juridiksioni shumë më të gjerë mbi organizimin dhe veprimtarinë e UÇK-së gjatë dhe pas luftës”, thuhet në kërkesë. 

Nw kwrkesw thuhet se nëse shprehja “të cilat ndërlidhen me Raportin e Asamblesë së Këshillit të Evropës” interpretohet aq gjerësisht sa të përfshijë çdo krim të pretenduar, person, strukturë, politikë apo zhvillim që ka lidhje të përgjithshme historike me UÇK-në, kufizimi i nenit 6 rrezikon të humbasë efektin e vet juridik. 

Kjo thuhet se kërkon sqarim nëse mandati është zgjeruar përtej kufijve të autorizimit të dhënë nga neni 162 i Kushtetutës.

“Në këtë drejtim, kërkojmë të sqarohet nëse: • lidhja me Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës përbën kusht material dhe të detyrueshëm për ushtrimin e juridiksionit në secilin rast; • kjo lidhje duhet të dëshmohet në raport me krimet konkrete, personat e akuzuar dhe qëllimin e pretenduar kriminal, dhe jo vetëm përmes një lidhjeje të përgjithshme historike ose organizative me UÇK-në; • neni 6, paragrafi 1, i lexuar së bashku me nenet 1, 7, 8, 9 dhe 12 të Ligjit, ofron kufizim mjaftueshëm të qartë, objektiv dhe të parashikueshëm të juridiksionit; dhe • një shtrirje e tillë, nëse konstatohet, është në përputhje me nenet 7, 16, 31, 33, 55, 102, 103 dhe 162 të Kushtetutës”, thuhet nw kwrkesw.

Kjo kërkesë thuhet se është paraqitur me respekt të plotë për pavarësinë e gjyqësorit, dinjitetin dhe të drejtat e viktimave, të drejtën e secilit person për proces të rregullt gjyqësor dhe mjete juridike efektive, si dhe parimin se pretendimet e besueshme për krime lufte duhet të hetohen dhe gjykohen në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe profesionale.

Tutje thuhet se kërkesa nuk synon shqyrtimin e provave kundër personave të akuzuar, zëvendësimin e procedurës së ankimit apo përcaktimin e fajësisë ose pafajësisë individuale. 

“Ajo ka të bëjë me kufijtë kushtetues të legjislacionit përmes të cilit janë themeluar dhe funksionojnë Dhomat e Specializuara, si dhe me përputhshmërinë e juridiksionit dhe të formave të përgjegjësisë penale të parashikuara prej tij me Amendamentin nr. 24, të drejtat dhe liritë themelore dhe parimet kushtetuese të ligjshmërisë, sigurisë juridike, proporcionalitetit dhe përgjegjësisë penale individuale”, thuhet në kërkesë.