Në akademinë përkujtimore në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, autoritetet janë zotuar që terroristët do të vendosen një nga një para drejtësisë.
Kështu është deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sipas të cilit nuk do të kalojë pa u ndëshkua ky sulm.
“Atë ditë, tre terroristë u vranë, tre të tjerë janë arrestuar, shumë të tjerë janë në arrati në Serbi. E ne theksojmë se një nga një, secilin nga ata do ta vendosim para drejtësisë. Nuk do të kalojë pa u ndëshkuar sulmi ndaj shtetit tonë dhe vrasja e rreshterit e heroit Afrim Bunjaku”, ka thënë Sveçla.
Ai ka shtuar se me anë të këtij sulmi, Serbia ka tentuar të ankesojë rreth 17 për qind të terrorit të Kosovës.
“Që nga orët e para të asaj dite, Banjska u shndërrua në arenë ballafaqimi jo vetëm mes dy palëve, por mes dy qëllimeve. Serbia përmes terrorizmit të saj tentoi aneksimin e 17% të territorit të Republikës së Kosovës. Ndërsa pjesëtarët e Policisë së Kosovës kishin detyrë të vetme mbrojtjen e qytetarëve, sovranitetit dhe tërësisë me territorin të Republikës sonë, të gjithë dhe secili veç e veç, duke qenë të vetëdijshëm se kjo mund t’u kushtonte edhe me jetë”, është shprehur ai.
Kryeministri Albin Kurti i është referua këtij sulmi si paramilitar, i mbështetur, financuar, trajnuar dhe instruktuar nga Serbia.
“Në këtë situatë të re, synuan të imitojnë përsëri një tjetër metodë hibride të Rusisë: aneksimin e territorit. Sulmi paramilitar i 24 shtatorit në Banjskë tri vite më parë, u bë nga një grup terroristësh të mbështetur e financuar, trajnuar dhe instruktuar nga shteti i Serbisë, udhëhequr nga Millan Radoiçiq. Të veshur me uniforma taktike ushtarake e të pajisur me armatim të Ushtrisë dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, atë mëngjes, hasën në një patrullë policore të Policisë së Kosovës, pjesëtarët e së cilës i sulmuan. Duke e aktivizuar një minë me kabllo nga distanca, terroristët serbë e vranë Rreshterin Afrim Bunjaku dhe e plagosën zyrtarin policor Alban Rashiti”, ka thënë Kurti, raportoi EO.
Kurti afirmó que, tres años después del ataque, Milan Radoićić y otros miembros del grupo siguen en Serbia y exigió que comparezcan ante la justicia en Kosovo.
“Tre vite nga sulmi i Banjskës, Millan Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist paramilitar, vazhdojnë të strehohen nga presidenti i Serbisë, teksa i ofron mbrojtje dhe shërbime. Ata duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë dhe të gjykohen për sulmin me përmasa ushtarake të organizuar ndaj shtetit tonë dhe vrasjen e Afrim Bunjakut. Ne nuk do të ndalemi derisa të ketë drejtësi”, ka theksuar ai.
E ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se 24 shtatori mbetet datë që lidhet jo vetëm me humbjen e jetës së Afrim Bunjakut, por edhe me reagimin e institucioneve të Kosovës.
“24 shtatori është dita kur humbëm Afrim Bunjakun në krye të detyrës, por është edhe dita kur institucionet e Republikës së Kosovës i dolën zot vendit. Me guximin dhe vendosmërinë e policisë dështoi plani i Serbisë për shkëputjen e veriut dhe aneksimin e tij. Përkundër sulmit terrorist, integriteti territorial i Republikës së Kosovës mbeti i pacenuar, Kosova mbeti e tërë dhe e pandarë”, ka deklaruar ajo.