Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Llegan las vacunas contra la gripe estacional y comienza su distribución en QKMF.

Vacuna

Vacuna, foto ilustrativa

Vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë, ndërsa sot ka filluar shpërndarja e tyre në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, kanë bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas njoftimit, vaksinimi i qytetarëve do të nisë pas përfundimit të shpërndarjes së vaksinave në QKMF dhe në njësitë e tyre nëpër komuna.

MSH-ja dhe IKSHPK-ja u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, duke theksuar rëndësinë e vaksinimit, veçanërisht për personat që u përkasin grupeve me rrezik të lartë.

“Grupet që rekomandohet të vaksinohen me prioritet janë: Personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, përfshirë sëmundjet e zemrës, mushkërive, diabetin, sëmundjet e veshkave dhe ato që dobësojnë sistemin imunitar, gratë shtatzëna, fëmijët me sëmundje kronike dhe ata që kanë indikacion për vaksinim sipas rekomandimeve shëndetësore, personat që jetojnë në institucione të kujdesit afatgjatë, profesionistët shëndetësorë dhe personat e tjerë që ofrojnë kujdes shëndetësor”, thuhet në njoftim. 

Vaksinimi kundër gripit sezonal ishte planifikuar të nisë në fillim të tetorit. Vonesat në furnizim kanë bërë që 85 mijë doza të vaksinës të arrijnë në Kosovë më 21 tetor.