Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Detienen a la persona sospechosa de amenazar al Primer Ministro.

Albin Kurti

Foto de : Driton Pacharada

Një person është arrestuar nën dyshimin për kanosjen e kryeministrit dhe të zyrtarëve policorë.

Siç ka njoftuar policia në raportin 24-orësh, aksioni për arrestimin u zhvillua në koordinim me Prokurorinë Speciale. I dyshuari e ka kanosur kryeministrin në detyrë Albin Kurti nëpërmjet rrjeteve sociale.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është iniciuar si “kanosje” dhe “dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë”.

“KANOSJE & DHUNË NDAJ PËRFAQËSUESVE TË LARTË TË RKS-së. Prishtinë  02.09.2026. Njësitet policore në koordinim me PSRK-në, pasi kanë identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, të njëjtin e kanë arrestuar për shkak se përmes rrjetit social ka kanosur kryeministrin. Po ashtu i dyshuari, para se të arrestohet, ka kanosur edhe zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim të Policisë.

Më 21 gusht, Gjykata Themelore e pati dënuar me gjashtë muaj burgim një person pikërisht për kanosje ndaj Kurtit.