Një gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë është arrestuar të premten nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ka njoftuar se arrestimi është realizuar në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, i arrestuari është A.G., gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të cilit po zhvillohen hetime për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.
“Hetimi në këtë rast është zhvilluar në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme gjatë një periudhe disa mujore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Prokuroria ka bërë të ditur se masa e arrestimit është ndërmarrë pas sigurimit të provave gjatë hetimit.
“Bazuar në të dhënat dhe provat e siguruara gjatë hetimit, Prokuroria Speciale ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprën penale për të cilën është ndërmarrë masa e arrestimit”, thuhet më tej.
además
Artan Grubi arrestado
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin, duke theksuar se në këtë fazë duhet të ruhet integriteti i procesit hetimor.
“Me qëllim të respektimit të integritetit të procesit hetimor dhe parimit të prezumimit të pafajësisë, nuk mund të ndahen detaje të tjera në këtë fazë”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.
-
Desmantelada la "banda Krasniqi" que fue sancionada por Gran Bretaña por tráfico de personas
-
Kurti acoge con satisfacción la postura de Abdixhiku e invita al PDK y a la Alianza por la Presidencia Consensual.
-
Zemaj: LVV debería convocar una sesión, nadie está por encima de las instituciones.
-
Kurti: Queremos ponernos de acuerdo en un presidente consensuado.