Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

El sospechoso que vendía tirachinas de caza a manifestantes en Tirana fue arrestado en flagrante delito; se incautaron más de 450 piezas de equipo.

Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “Infrastruktura”, gjatë të cilit është zbuluar një magazinë me mbi 450 pajisje dhe artikuj të dyshuar si të kontrabanduar. Në pranga ka rënë një 23-vjeçar, i cili dyshohet se i posedonte pajisjet për qëllime të kundërligjshme.

Sipas njoftimit të Policisë, i riu me inicialet O. M., banues në Tiranë, u kap në flagrancë në rrugën “Tre Dëshmorët”, teksa u shiste pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit 30 llastiqe gjuetie dhe sfera metalike. 

Sipas policisë, këto sende dyshohet se do të përdoreshin për të goditur punonjësit e Policisë dhe institucionet.

Pas arrestimit të të dyshuarit, shërbimet e policisë kontrolluan një magazinë që ai posedonte në rrugën “Kol Koçi”, ku zbuluan një sasi të konsiderueshme pajisjesh, për të cilat i riu nuk dispononte dokumentacion.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 239 dronë të madhësive të ndryshme, 75 llastiqe gjuetie dhe një sasi e konsiderueshme sferash metalike. Në magazinë u gjetën gjithashtu 44 celularë, 17 pajisje Powerbank, 10 pajisje për lokalizimin GPS të automjeteve, 11 llamba LED dhe tre dryna elektronikë me GPS.

Mes pajisjeve të sekuestruara kishte edhe një pajisje elektronike me antenë, e identifikuar si RFGS Detector, tri palë syze me videoregjistrues, pajisje DVR, shtatë pajisje Bluetooth për automjete, tetë pajisje Blackbox me kamera për automjete, një kompresor, tetë elektrikë dore dhe gjashtë pajisje lazer.

“Shtetasi O. M. nuk dispononte asnjë dokumentacion për këto pajisje/artikuj. Vijon hetimi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të shtetasit O. M., si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në të”, thuhet në komunikatën e policisë.

Më tej bëhet e ditur se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore dhe moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore”.