Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit për sigurinë në shkolla, ku është vlerësuar mënyra se si institucionet përgjegjëse kanë përmbushur detyrat e tyre për parandalimin, trajtimin, raportimin dhe monitorimin e rasteve të dhunës dhe çështjeve të tjera të sigurisë në institucionet arsimore.
Sipas raportit të ZKA-së, vetëm 52 për qind e nxënësve të anketuar i konsiderojnë shkollat e tyre të sigurta, ndërsa 39 për qind i konsiderojnë pjesërisht të sigurta dhe 9 për qind të pasigurta.
Auditimi kishte për qëllim të vlerësonte nëse institucionet përgjegjëse kanë vendosur dhe zbatojnë mekanizma efektivë për parandalimin, trajtimin, raportimin dhe monitorimin e incidenteve të dhunës në shkolla.
Në kuadër të auditimit janë përfshirë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Inspektorati i Arsimit, Policia e Kosovës, Drejtoritë Komunale të Arsimit, Qendrat për Punë Sociale dhe shkollat.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka th֝ënë se puna e auditorit publik nuk përfundon me publikimin e një raporti, por me rezultatet që dalin nga rekomandimet e tij.
“Çështja e sigurisë në shkolla nuk është vetëm çështje e infrastrukturës apo çështje e reagimit në shkollë pasi që të ndodhë incidenti. Ajo lidhet me krijimin e një mjedisi ku fëmijët mbrohen nga dhuna dhe bullizmi, ku shqetësimet e tyre identifikohen me kohë dhe ku institucionet kanë mekanizma funksionalë për parandalim, raportim dhe reagim. Për këtë arsye, përgjegjësia nuk mund t’i atribuohet vetëm një institucioni. Ajo kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet Ministrisë së Arsimit, komunave, shkollave, Policisë së Kosovës, Qendrave për Punë Sociale, po ashtu duke i përfshirë edhe prindërit”, ka thënë Spanca.
Në anën tjetër, ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës Hajrullah Çeku, ka thënë se gjetjet dhe rekomandimet e raportit paraqesin një udhëzues për përmirësimin e punës së institucioneve.
además
Konjufca para presidente: Ya tenemos los nombres listos.
“Siç konstaton edhe raporti, tashmë është ndërtuar një sistem ligjor dhe institucional për trajtimin, identifikimin, parandalimin e rasteve të dhunës dhe me aspektet e tjera të sigurisë në shkolla. Nga raportimi i dhunës, që është detyrim ligjor, deri te standardet e projektimit të shkollave, sepse edhe standardet e projektimit dhe ndërtimit janë pjesë e sigurimit të një ambienti të favorshëm dhe të sigurt për fëmijët tanë. Dhe po, ne pajtohemi plotësisht që ky sistem i ndërtuar duhet të përmirësohet në kuptimin e zbatimit”, ka thënë Çeku.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se siguria në shkolla është një prej prioriteteve të Policisë së Kosovës dhe se fokusi duhet të jetë te parandalimi i incidenteve.
“Siguria në shkolla është një ndër prioritetet e Policisë së Kosovës dhe një nga shtyllat kryesore me të cilat ndërtohet e ardhmja e sigurt e shoqërisë sonë. Shkolla nuk është vetëm një vend ku fëmijët tanë marrin dije dhe edukim, por është edhe hapësira ku ata formojnë personalitetin, zhvillojnë aftësitë e tyre dhe përgatiten për të ardhmen. Prandaj krijimi dhe ruajtja e një ambienti të sigurt, të qetë dhe gjithëpërfshirës në institucionet arsimore është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha institucioneve dhe e gjithë shoqërisë sonë”, ka thënë Hoxha. /EO
-
El PDK presenta una denuncia penal contra Kurti y los ministros en funciones.
-
PDK y Alianza regresan al Parlamento: El Estado no es propiedad privada de nadie.
-
Se repitió el juicio por el uso de gas lacrimógeno en el Parlamento; Konjufca fue declarado inocente.
-
VV presenta a los investigadores otras denuncias de legalizaciones ilegales en Pristina.