---
description: Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.Ai ka tri orë që
title: Ish-ministri Aliu intervistohet nga Prokuroria Speciale
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/28/9c7e4295-df62-4c9c-8eb7-4b302283af77.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Ish-ministri Aliu intervistohet nga Prokuroria Speciale

![Liburn Aliu Durres](https://resources.koha.net/images/2025/October/28/9c7e4295-df62-4c9c-8eb7-4b302283af77.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Luburn Aliu

- Merr njoftime për përditësimet
- 5 gusht 2026 14:02
- Shpërndaje në:

Përditësimet Aliu pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: I lehtësuar që pata mundësinë të sqarohem

×

- 5 gusht 2026 14:02
- Shpërndaje në:

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Aliu u intervistua në lidhje me një rast të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte ministër në Qeverinë Kurti, pozitë të cilën e mbajti deri në gusht të vitit 2025, kur dha dorëheqje.

Aktualisht, ai ushtron pozitën e drejtorit të portit të Durrësit në Shqipëri.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se i pandehuri L.A., është intervistuar në kuadër të veprimeve hetimore, lidhur me veprën penale ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’. Për shkak të fazës së procedurës nuk mund të ndajmë më shumë informacione”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

## Aliu pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: I lehtësuar që pata mundësinë të sqarohem

3 muaj më parë / 5 gus 2026 14:41

![Liburn Aliu](https://resources.koha.net/images/2026/August/05/d974236a-b0a5-4628-acad-a28254cdfc2e.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është intervistuar për disa orë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Siç ka njoftuar për KOHËN zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, Aliu është intervistuar për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se i pandehuri L.A., është intervistuar në kuadër të veprimeve hetimore, lidhur me veprën penale ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’. Për shkak të fazës së procedurës nuk mund të ndajmë më shumë informacione”, tha Arbnora Luta.

Aliu nuk u deklarua për arsyen e ftesës nga Prokuroria por theksoi se ndihet i lehtësuar që ka pasur mundësinë të sqarohet. Aliu ka thënë se deri tani është mbrojtur në heshtje për të gjitha akuzat për periudhën sa ka qenë ministër në Qeverinë Kurti.

“Është lehtësim që pas dy vitesh heshtje pata mundësinë ta sqaroj pak situatën para Prokurorisë për të gjithë atë sulm dhe pretendim të vazhdueshëm ndaj meje i cili ka degraduar aq shumë por që unë jam përgjigjur me heshtje. Për të gjithë periudhën sa kam qenë ministër kam vepruar në përputhje me ligjin, sipas rekomandimeve të ZKA-së. Nuk ka asnjë vendim i cili mundet të më ndërlidhë me këtë proces. Për pretendimin për mosveprim, i tërë rasti ka qenë i audituar nga ZKA-ja, ka pasur rekomandime dhe është vepruar në bazë të rekomandimeve. Ka qenë një rast i mirë që pata mundësinë ta sqaroj para Prokurorisë të gjithë këtë. Jam i lehtësuar”, ka deklaruar Aliu.

Para dy vjetësh, Aliu kishte thënë se është i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë pas raportimeve për hetim në rastin e ambalazhuesve.

Siç raportohej, më 11 tetor 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë ia caktoi një muaj paraburgim Naser Hafizit, i cili mbante pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Hafizi dyshohej se kundërligjshëm inicioi nxjerrjen e vendimeve për zvogëlimin e borxheve.

Borxhi që operatorët ekonomikë kishin ndaj Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL) në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ishte afër 20 milionë euro. 

Paraburgimi iu zëvendësua me arrest shtëpiak Hafizit, ndërsa më vonë edhe kjo masë iu zëvendësua me masë të ndalimit “për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.”

Aliu ka qenë ministër deri në gusht të vitit 2025. Aktualisht, ai ushtron pozitën e drejtorit të portit të Durrësit në Shqipëri.

[#Liburn Aliu](https://www.koha.net/tag/liburn-aliu) [#Prokuroria Speciale e Kosovës](https://www.koha.net/tag/prokuroria-speciale-e-kosoves)

[Arbëri.]() [Bajrami: Pas gjashtë vjetësh qeverisjeje, Kurti nuk ka përfunduar asnjë projekt të madh kapital](https://www.koha.net/arberi/bajrami-kritikon-qeverine-pas-gjashte-vitesh-asnje-projekt-te-madh-te-perfunduar)

[Showbiz.]() [Justin Timberlake mohon se kënga e tij ishte shkruar për Britney Spears](https://www.koha.net/showbiz/justin-timberlake-mohon-se-kenga-e-tij-ishte-shkruar-per-britney-spears)

[Kronikë.]() [Theret me thikë një shtetas i huaj në Malishevë, arrestohet i dyshuari](https://www.koha.net/kronike/theret-me-thike-nje-shtetas-i-huaj-ne-malisheve-arrestohet-i-dyshuari)

[Botë.]() [Sulmet me dronë dhe raketa plagosin nëntë persona në Ukrainë](https://www.koha.net/bote/sulmet-me-drone-dhe-raketa-plagosin-nente-persona-ne-ukraine)

[Botë.]() [Huthët thonë se të paktën 33 persona janë vrarë nga sulmet ajrore saudite](https://www.koha.net/bote/huthet-thone-se-te-pakten-33-persona-jane-vrare-nga-sulmet-ajrore-saudite)

[Kronikë.]() [Nis hetimi për vdekjen e një foshnje në Klinë](https://www.koha.net/kronike/nis-hetimi-per-vdekjen-e-nje-foshnje-ne-peje)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"LiveBlogPosting","headline":"Ish-ministri Aliu intervistohet nga Prokuroria Speciale","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/aliu-intervistohet-nga-prokuroria-speciales-per-keqperdorim-te-pozites-sa-ishte-minister","datePublished":"2026-08-05T14:02:47+02:00","dateModified":"2026-08-05T16:25:25+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":153,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.Ai ka tri orë që","url":"https://www.koha.net/arberi/aliu-intervistohet-nga-prokuroria-speciales-per-keqperdorim-te-pozites-sa-ishte-minister","keywords":"Liburn Aliu, Prokuroria Speciale e Kosovës","inLanguage":"sq-AL","coverageEndTime":"2026-08-05T14:41:05+02:00","coverageStartTime":"2026-08-05T14:02:47+02:00","liveBlogUpdate":[{"@type":"BlogPosting","headline":"Aliu pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: I lehtësuar që pata mundësinë të sqarohem","datePublished":"2026-08-05T14:41:05+02:00","dateModified":"2026-08-05T16:26:12+02:00","url":"https://www.koha.net/arberi/aliu-intervistohet-nga-prokuroria-speciales-per-keqperdorim-te-pozites-sa-ishte-minister#article-498828","articleBody":"Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është intervistuar për disa orë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.Siç ka njoftuar për KOHËN zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, Aliu është intervistuar për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se i pandehuri L.A., është intervistuar në kuadër të veprimeve hetimore, lidhur me veprën penale ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’. Për shkak të fazës së procedurës nuk mund të ndajmë më shumë informacione”, tha Arbnora Luta.Aliu nuk u deklarua për arsyen e ftesës nga Prokuroria por theksoi se ndihet i lehtësuar që ka pasur mundësinë të sqarohet. Aliu ka thënë se deri tani është mbrojtur në heshtje për të gjitha akuzat për periudhën sa ka qenë ministër në Qeverinë Kurti.“Është lehtësim që pas dy vitesh heshtje pata mundësinë ta sqaroj pak situatën para Prokurorisë për të gjithë atë sulm dhe pretendim të vazhdueshëm ndaj meje i cili ka degraduar aq shumë por që unë jam përgjigjur me heshtje. Për të gjithë periudhën sa kam qenë ministër kam vepruar në përputhje me ligjin, sipas rekomandimeve të ZKA-së. Nuk ka asnjë vendim i cili mundet të më ndërlidhë me këtë proces. Për pretendimin për mosveprim, i tërë rasti ka qenë i audituar nga ZKA-ja, ka pasur rekomandime dhe është vepruar në bazë të rekomandimeve. Ka qenë një rast i mirë që pata mundësinë ta sqaroj para Prokurorisë të gjithë këtë. Jam i lehtësuar”, ka deklaruar Aliu.Para dy vjetësh, Aliu kishte thënë se është i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë pas raportimeve për hetim në rastin e ambalazhuesve.Siç raportohej, më 11 tetor 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë ia caktoi një muaj paraburgim Naser Hafizit, i cili mbante pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Hafizi dyshohej se kundërligjshëm inicioi nxjerrjen e vendimeve për zvogëlimin e borxheve.Borxhi që operatorët ekonomikë kishin ndaj Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL) në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ishte afër 20 milionë euro. Paraburgimi iu zëvendësua me arrest shtëpiak Hafizit, ndërsa më vonë edhe kjo masë iu zëvendësua me masë të ndalimit “për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.”Aliu ka qenë ministër deri në gusht të vitit 2025. Aktualisht, ai ushtron pozitën e drejtorit të portit të Durrësit në Shqipëri.","author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}}}],"image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/28/9c7e4295-df62-4c9c-8eb7-4b302283af77.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
