---
description: Interesimin rekord të diasporës për të votuar nga jashtë, aktivistë kosovarë në mërgim po e lidhin edhe me shtimin e aktiviteteve të partive politike në shtetet
title: Aktivistë në diasporë e arsyetojnë numrin rekord të aplikimeve me angazhimin e partive
image: https://resources.koha.net/images/2025/December/28/92d97fd6-db2a-4833-9abd-9a13a0ed6214.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Aktivistë në diasporë e arsyetojnë numrin rekord të aplikimeve me angazhimin e partive

![diaspora](https://resources.koha.net/images/2025/December/28/92d97fd6-db2a-4833-9abd-9a13a0ed6214.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

ilustrim

- Nga: [Rrezon Gashi](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles) [![Rrezon Gashi](https://resources.koha.net/authors/2026/June/24/446481c0-1c36-4def-b0f7-d733eb36a834.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles)
- 18 maj 2026 19:06
- Shpërndaje në:

- Nga: [Rrezon Gashi](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles) [![Rrezon Gashi](https://resources.koha.net/authors/2026/June/24/446481c0-1c36-4def-b0f7-d733eb36a834.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles)
- 18 maj 2026 19:06
- Shpërndaje në:

## 142 mijë qytetarë nga diaspora kanë dorëzuar aplikimet për të votuar nga jashtë në zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas aktivistëve që jetojnë në shtetet e Evropës, kjo lidhet me rritjen e aktiviteteve partiake në këto vende, që sipas tyre, janë kryesisht në drejtim të mbledhjes së votave, por jo edhe të përfshirjes në vendimmarrje të mërgatës

Interesimin rekord të diasporës për të votuar nga jashtë, aktivistë kosovarë në mërgim po e lidhin edhe me shtimin e aktiviteteve të partive politike në shtetet perëndimore.

Në KQZ kanë njoftuar se për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit kanë aplikuar 142 mijë qytetarë që jetojnë jashtë vendit. 

Sipas Lulzim Veliut, aktivist në Gjermani, partitë politike kanë intensifikuar vizitat dhe takimet me mërgatën në shtetet perëndimore, gjë që, sipas tij, ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të të regjistruarve për votim.

Veliu thotë se aktivitetin më të madh në diasporë e ka Lëvizja Vetëvendosje, por shton se edhe partitë e tjera opozitare kanë shtuar angazhimin.

“Por një gjë të tillë nuk kanë mbetur anash as paritë opozitare të cilat, me thënë të drejtën, pas shkurtit të vitit të kaluar janë riorganizuar dhe kanë filluar me aktivitetet e tyre në degë dhe nëndegë si Lidhja Demokratike ashtu edhe Partia Demokratike e të cilat janë duke i bërë thirrje të vazhdueshme bashkatdhetarëve tanë që të jenë pjesë e votimit”, ka thënë Veliu.

[Edhe ![Vota e diasporës po shtohet pas çdo cikli zgjedhor](https://resources.koha.net/images/2025/December/28/92d97fd6-db2a-4833-9abd-9a13a0ed6214.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 25 maj 2026 Vota e diasporës po shtohet pas çdo cikli zgjedhor](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/vota-e-diaspores-po-shtohet-pas-cdo-cikli-zgjedhor)

Megjithatë, ai nuk pret që një numër i madh i qytetarëve nga diaspora të udhëtojnë drejt Kosovës për të votuar fizikisht.

“Kësaj radhe numri sigurisht që do të jetë shumë më i vogël se në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar pasi që qershori është një periudhë e papërshtatshme kur dihet mirëfilli se pjesa e madhe e mërgatës pushimet verore i kanë në muajt korrik dhe gusht”, është shprehur ai.

Ndërkaq, Osman Osmani, aktivist nga Zvicra, vlerëson se institucionet e Kosovës dhe partitë politike angazhimin në diasporë e kanë fokusuar kryesisht te sigurimi i votave, por jo edhe te përfshirja e mërgatës në proceset vendimmarrëse.

“Mua më duket që përtej votës edhe remitancave, bashkatdhetarët tanë, rrjetet profesionale, trans nacionale sikur edhe ato që kanë një traditë të organizimit edhe kulturor e komunitar do të duhej të përfshiheshin në mënyrë të strukturuar edhe institucionalisht për një zhvillim të qëndrueshëm dhe demokratik të vendit dhe shoqërisë amë”, ka thënë Osmani.

Sipas Osmanit, është paradoks interesimi i madh i diasporës për pjesëmarrje në zgjedhjet në Kosovë, krahasuar me angazhimin më të ulët në proceset politike të vendeve ku jetojnë dhe punojnë.

“Mos-interesimi i këtyre bashkatdhetarëve të shumtë me dhjetëra, qindra, mijëra që të marrin pjesë edhe në jetën shoqërore, zhvillimet politike edhe në vendet apo qendrat e tyre të jetesës. Ne tani në Zvicër e kemi, për shembull, një referendum me 14 qershor ku ka të bëjë me fatin edhe të bashkatdhetarëve tanë edhe të atyre që janë këtu tani posaçërisht edhe të atyre që synojnë të jetojnë në të ardhmen në Zvicër”, ka thënë ai.

Me 142 mijë aplikime për zgjedhjet e 7 qershorit, është tejkaluar numri i atyre të vitit 2021 që deri më tash ishte rekord. Atëkohë ishin bërë mbi 130 mijë aplikime.

[Edhe ![Nis votimi nga diaspora](https://resources.koha.net/images/2026/May/21/16ac53d7-25b4-4ff1-ad24-2ad0fa35a2f8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 21 maj 2026 Nis votimi nga diaspora](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/nis-votimi-nga-diaspora)

Të dielën mbrëma është mbyllur afati për regjistrim të votuesve jashtë vendit.

 

[#kqz](https://www.koha.net/tag/kqz) [#zgjedhjet e parakohshme](https://www.koha.net/tag/zgjedhjet-e-parakohshme) [#votimi nga jashtë](https://www.koha.net/tag/votimi-nga-jashte) [#diaspora](https://www.koha.net/tag/diaspora)

Artikuj të ngjashëm

- [![Aplikimi për votim nga diaspora, thyhet rekordi i 2021-tës](https://resources.koha.net/images/2026/May/18/67dbe2ff-ac60-457f-8778-f99e6fa1091e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 18 maj 2026 Aplikimi për votim nga diaspora, thyhet rekordi i 2021-tës](https://www.koha.net/arberi/mbi-142-mije-aplikime-per-votim-nga-diaspora-thyhet-rekordi-i-2021-tes)
- [![Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet rekordit të 2021-tës](https://resources.koha.net/images/2025/December/28/113d8cb9-cd12-46f0-b526-e590fb7431c7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 maj 2026 Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet rekordit të 2021-tës](https://www.koha.net/arberi/mbi-117-mije-aplikime-nga-diaspora-numri-mund-ti-afrohet-rekordit-te-2021-tes)
- [![Rreth 100 mijë kërkesa të aprovuara nga KQZ-ja për votim nga jashtë Kosovës](https://resources.koha.net/images/2025/October/19/dd16b8d4-191a-4b28-a58e-4f963a6e18eb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 maj 2026 Rreth 100 mijë kërkesa të aprovuara nga KQZ-ja për votim nga jashtë Kosovës](https://www.koha.net/arberi/rreth-100-mije-kerkesa-te-aprovuara-nga-kqz-ja-per-votim-nga-jashte-kosoves)

[Showbiz.]() [Ariana Grande zbulon vendin më të pazakontë ku ka dëgjuar këngën e saj](https://www.koha.net/showbiz/ariana-grande-zbulon-vendin-me-te-pazakonte-ku-ka-degjuar-kengen-e-saj)

[Showbiz.]() [Russell Brand shet produkte me sloganin “Free Russell” pas dënimit me burgim](https://www.koha.net/showbiz/russell-brand-shet-produkte-me-sloganin-free-russell-pas-denimit-me-burgim)

[Lifestyle.]() [Ekspertët tregojnë pse larja e vezëve mund të jetë e rrezikshme](https://www.koha.net/lifestyle/ekspertet-tregojne-pse-larja-e-vezeve-mund-te-jete-e-rrezikshme)

[Futboll.]() [Atletico fiton pa telashe në udhëtim](https://www.koha.net/futboll/atletico-fiton-pa-telashe-ne-udhetim)

[Lifestyle.]() [Katër ushqime që ndihmojnë në rritjen e vitaminës D gjatë dimrit](https://www.koha.net/lifestyle/kater-ushqime-qe-ndihmojne-ne-rritjen-e-vitamines-d-gjate-dimrit)

[Botë.]() [Demokratët sigurojnë shumicën më të madhe në Dhomën e Përfaqësuesve në më shumë se tri dekada](https://www.koha.net/bote/demokratet-sigurojne-shumicen-me-te-madhe-ne-dhomen-e-perfaqesuesve-ne-me-shume-se-tri-dekada)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Aktivistë në diasporë e arsyetojnë numrin rekord të aplikimeve me angazhimin e partive","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/aktiviste-ne-diaspore-e-arsyetojne-numrin-rekord-te-aplikimeve-me-angazhimin-e-partive","datePublished":"2026-05-18T19:06:24+02:00","dateModified":"2026-07-11T03:40:03+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":541,"author":[{"@type":"Person","name":"Rrezon Gashi","url":"https://www.koha.net/autori/rrezon-gashi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Interesimin rekord të diasporës për të votuar nga jashtë, aktivistë kosovarë në mërgim po e lidhin edhe me shtimin e aktiviteteve të partive politike në shtetet","url":"https://www.koha.net/arberi/aktiviste-ne-diaspore-e-arsyetojne-numrin-rekord-te-aplikimeve-me-angazhimin-e-partive","keywords":"kqz, zgjedhjet e parakohshme, votimi nga jashtë, diaspora","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/December/28/92d97fd6-db2a-4833-9abd-9a13a0ed6214.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
