Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Acusación de crímenes de guerra contra Milojko Đorđević, sospechoso del asesinato de tres civiles en Zvečan

Milojko Djordjevic

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile ndaj Milojko Gjorgjeviqit, i cili dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, dëbime masive, trajtim çnjerëzor dhe shkatërrim të pasurisë në Komunën e Zveçanit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, ngjarjet për të cilat ngarkohet i pandehuri kanë ndodhur gjatë periudhës 1998–1999, kur ai, në cilësinë e komandantit të Repartit Policor rezervë në Zveçan, dyshohet se ka vepruar nën përgjegjësi individuale dhe komanduese.

Aktakuza përfshin vepra penale si vrasja, trajtimi çnjerëzor, frikësimi, shkatërrimi i pasurisë, dëbimi masiv dhe spastrimi etnik i popullsisë civile.

Një nga ngjarjet e përshkruara në aktakuzë lidhet me 29 prillin e vitit 1999, kur këta pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave dhe të policisë serbe, morën pjesë në një operacion për rrethimin e një fshati në Komunën e Zveçanit.

“Po ashtu, më 29 prill 1999, i pandehuri me pjesëtarë të tjerë të paindentifikuar, të organiuzuar në formacione të strukturuara, të uniformuar, pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave dhe të policisë serbe, kishte ndërmarrë operacion për rrethimin e fshatit në Komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftim. 

Gjatë këtij operacioni, sipas aktakuzës, u vranë tre civilë, ndërsa shtatë persona të tjerë u rrëmbyen. Po ashtu, u dogjën shtëpi dhe u shkatërrua pasuri materiale.

Prokuroria bën të ditur se trupat e gjashtë prej personave të rrëmbyer u gjetën në varrezat e fshatit Suhodoll, ndërsa trupi i viktimës së shtatë ende nuk është gjetur.

Rasti i është kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim.

Më 16 maj 2025 është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale për t’ia caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Milojko Gjorgjeviqit, i cili ishte arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje në vrasje, dëbime me forcë, plaçkitje, tortura dhe rrahje sistematike të civilëve shqiptarë në Komunën e Zveçanit. 

Prokuroria e pati hedhur poshtë kërkesën e palës së akuzuar për mbrojtje në liri, teksa avokati i të pandehurit pati paralajmëruar ankesë kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.