---
description: Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve, Kushtrim Ajvazi, ka thënë se kostoja për energjinë elektrike për bizneset që kanë dalë në treg të lirë është shumë e madhe. S
title: "Ajvazi: Vetëm 300 prej 1,300 kompanive plotësojnë kriterin ligjor për treg të lirë"
image: https://resources.koha.net/images/2025/August/27/448884e4-7975-48c6-8584-cca2dde14d92.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Ajvazi: Vetëm 300 prej 1,300 kompanive plotësojnë kriterin ligjor për treg të lirë

![ajvazi](https://resources.koha.net/images/2025/August/27/448884e4-7975-48c6-8584-cca2dde14d92.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 27 gusht 2025 23:29
- Shpërndaje në:

- 27 gusht 2025 23:29
- Shpërndaje në:

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve, Kushtrim Ajvazi, ka thënë se kostoja për energjinë elektrike për bizneset që kanë dalë në treg të lirë është shumë e madhe. Siç ka thënë ai, kostoja është e papërballueshme për bizneset, sidomos ato prodhuese.

Ajvazi ka theksuar se kompanitë “e kanë të pashmangshme rritjen e çmimit të produkteve të tyre”.

Sipas tij, dalja në treg të lirë ka ndodhur për shkak të rënies së prodhimit të energjisë elektrike nga KEK-u.

“Sipas hulumtimeve që kam bërë, kam pa që nga muaji prill e tutje prodhimi i energjisë elektrike nga KEK ka ra dukshëm. Konsumi i energjisë elektrike nuk është se ka rritje. Po çka ka ndodhë? Ka ndodhë, njoftimi ka ardhur në mars, ngutia për të dalë në treg të lirë, prodhimi i energjisë nga termocentralet ka diferencë shumë të vogël. Por çka ka ndodhë nga prilli deri në qershor, kemi 42% rënie të prodhimit të energjisë nga KEK-u. Kemi 94% të importit vetëm në periudhën tremujore... Këto janë paratë tona që po dalin jashtë”, ka thënë ai.

Ajvazi ka shtuar se nga 1,300 kompanitë që kanë dalë në treg të lirë, vetëm 300 prej tyre e plotësojnë kriterin ligjor për treg të lirë. Ai ka insistuar se 1,000 kompani të tjera dhunshëm janë vendosur në tregun e lirë, edhe pse për qindra prej tyre priten vendime nga gjykata.

[Edhe ![Oda Ekonomike përsërit thirrjen për pezullim të daljes së bizneseve në treg të lirë të energjisë](https://resources.koha.net/images/2025/August/27/82f28730-86fb-48bd-9ec3-97645a72733d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 27 gus 2025 Oda Ekonomike përsërit thirrjen për pezullim të daljes së bizneseve në treg të lirë të energjisë](https://www.koha.net/arberi/oda-ekonomike-perserit-thirrjen-per-pezullim-te-daljes-se-bizneseve-ne-treg-te-lire-te-energjise)

“Janë 1300 kompani që kanë dalë në treg të lirë dhe nga to ligjërisht e plotësojnë kriterin ligjor vetëm 300 kompani, 1000 nuk e plotësojnë kriterin për dalje në treg të lirë”, ka potencuar ai.

 

[#prodhim](https://www.koha.net/tag/prodhim) [#energjia elektrike](https://www.koha.net/tag/energjia-elektrike) [#biznese](https://www.koha.net/tag/biznese) [#kek](https://www.koha.net/tag/kek) [#treg i lire](https://www.koha.net/tag/treg-i-lire)

Artikuj të ngjashëm

- [![Shoqata e Prodhuesve kërkon që gazi amerikan të jetë alternativë e furnizimit me energji](https://resources.koha.net/images/2026/January/14/7540cf4c-3aa3-4ff5-b12a-2b7e5633ae22.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 kor 2026 Shoqata e Prodhuesve kërkon që gazi amerikan të jetë alternativë e furnizimit me energji](https://www.koha.net/arberi/shoqata-e-prodhuesve-kerkon-qe-gazi-amerikan-te-jete-alternative-e-furnizimit-me-energji)
- [![Përfaqësues të bizneseve ankohen se energjia elektrike po ua pengon zhvillimin](https://resources.koha.net/images/2024/January/09/rryma16802790851704819942.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 kor 2026 Përfaqësues të bizneseve ankohen se energjia elektrike po ua pengon zhvillimin](https://www.koha.net/arberi/perfaqesues-te-bizneseve-ankohen-se-energjia-elektrike-po-ua-pengon-zhvillimin)
- [![Rritja e çmimit të rrymës ua rrezikon funksionimin dhe tregun kompanive prodhuese e shërbyese](https://resources.koha.net/images/2024/January/09/rryma16802790851704819942.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Ekonomi 2 tet 2025 Rritja e çmimit të rrymës ua rrezikon funksionimin dhe tregun kompanive prodhuese e shërbyese](https://www.koha.net/ekonomi/rritja-e-cmimit-te-rrymes-ua-rrezikon-funksionimin-dhe-tregun-kompanive-prodhuese-e-sherbyese)
- [![Faturat e bizneseve të dala në treg të lirë u trefishuan - një megavat afro 200 €](https://resources.koha.net/images/2023/February/22/rryma16650493441677056499.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Ekonomi 27 gus 2025 Faturat e bizneseve të dala në treg të lirë u trefishuan - një megavat afro 200 €](https://www.koha.net/ekonomi/bizneseve-iu-trefishua-cmimi-i-rrymes-ne-korrik-paralajmerohet-humbje-e-mijera-vendeve-te-punes)

[Futboll.]() [Ajeti shënon gol në prag të grumbullimit me Shqipërinë](https://www.koha.net/futboll/ajeti-shenon-gol-ne-prag-te-grumbullimit-me-shqiperine)

[Futboll.]() [Frokaj shënon gol në fitoren ndaj Luganos](https://www.koha.net/futboll/frokaj-shenon-gol-ne-fitoren-ndaj-luganos)

[Botë.]() [Përplasen dy trena në Egjipt, të paktën katër të vdekur](https://www.koha.net/bote/perplasen-dy-trena-ne-egjipt-te-pakten-kater-te-vdekur)

[Futboll.]() [Muriqi zëvendësues në fitoren e Fenerbahçes](https://www.koha.net/futboll/muriqi-zevendesues-ne-fitoren-e-fenerbahces)

[Kronikë.]() [Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-lenduar-nga-vetaksident-ne-autostraden-mazgit-trude)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ajvazi: Vetëm 300 prej 1,300 kompanive plotësojnë kriterin ligjor për treg të lirë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/ajvazi-vetem-300-prej-1300-kompanive-plotesojne-kriterin-ligjor-per-treg-te-lire","datePublished":"2025-08-27T23:29:54+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:10:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":279,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve, Kushtrim Ajvazi, ka thënë se kostoja për energjinë elektrike për bizneset që kanë dalë në treg të lirë është shumë e madhe. S","url":"https://www.koha.net/arberi/ajvazi-vetem-300-prej-1300-kompanive-plotesojne-kriterin-ligjor-per-treg-te-lire","keywords":"prodhim, energjia elektrike, biznese, kek, treg i lire","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/August/27/448884e4-7975-48c6-8584-cca2dde14d92.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
