Kanë nisur aktivitetet për Javën e Mjedrës në Teneshdoll të Prishtinës. Në Kosovë ka rreth 1000 hektarë tokë të punuar me mjedër dhe 2000 fermerë që e kultivojnë atë. Rreth 70 për qind e tyre eksportohet në tregun evropian
Egzona Mema
Qytetarë të shumtë i janë bashkuar të martën organizimit të Javës së Mjedrës, nga shoqata nacionale “Mjedra e Kosovës” në fshatin Teneshdoll në Prishtinë.
Ky aktivitet, që organizohet tash e 4 vjet, mbledh fermerë, agronomë, kompani grumbulluese dhe eksportues nëpër qytetet ku kultivohet kjo frutë.
Fermeri Bekim Rrahmani që merret me kultivim të mjedrës prej 10 vjetësh, thotë se deri te produkti final has në disa sfida, por rendimenti i sjell përfitime.
“Së pari është gjetja e fidanëve cilësore, të mos jenë fidanë që dështojnë, pastaj rregullimi i pjesës ku mbillet, duhet me pasë dheun cilësor. Është pak a shumë e kushtueshme, por kur është sezoni i mirë, kjo kthehet në fitim”, ka thënë Rrahmani.
además
IML: Los restos mortales en Kalludra, Zubin Potok, son humanos, el trabajo continuará.
Në Kosovë ka rreth 1000 hektarë tokë të punuar me mjedër dhe 2000 fermerë që e kultivojnë atë. Nga kjo frutë qarkullohen 15 deri 20 milionë euro në vit, ndërkaq 70 për qind e tyre eksportohet në tregun evropian.
Drejtori i shoqatës “Mjedra e Kosovës”, Kujtim Lepaja, thotë se pjesa tjetër e prodhimit, përdoret për tregun vendor.
“I kemi rreth 17 pika grumbulluese, ku fermeri e dorëzon mjedrën. Kemi edhe shumë fabrika që një sasi të limituar e marrin dhe e përdorin nëpër lëngje ose xhem. Ky produkt përdoret i freskët në vend ose eksportohet si i freskët në Shqipëri, por si i ngrirë në vende evropiane”, ka thënë Lepaja.
Lepaja e konsideron mjedrën si frutë luksi, derisa i arsyeton çmimet me të cilat gjendet ajo në treg.
además
El problema de los vertederos exige soluciones a largo plazo.
“Çmimi i mjedrës varion, fermeri dërgon në pikë grumbulluese me 3.5 euro për kilogram, ata që e shesin e shesin me 5 euro për kilogram. Është kulturë e luksit, nuk është e lehtë për t’u kultivuar, kërkon kujdes dhe përkushtim, dhe këto e karakterizojnë për një çmim më të lartë”, ka thënë ai.
Aktivitete për javën e mjedrës do të vazhdojnë të mbahen deri më 2 gusht.