Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar projektin për banim social adekuat në Republikën e Kosovës, duke thënë se ky është një investim i rëndësishëm për dinjitetin e familjeve, barazinë dhe sigurinë sociale.
Ai e ka quajtur këtë një hap të rëndësishëm në punën e Qeverisë. Ka shtuar se shteti duhet të jetë mbështetje për familjet që nuk kanë mundësi të sigurojnë kushte të përshtatshme banimi.
“Një familje e cila nuk mund të ndihet e sigurt, atëherë duhet patjetër të bëhemi si shtet strehë për të. Një familje që nuk mund t’i ketë mundësitë e barabarta, atëherë duhet që t’i sigurojmë patjetër kushte të përshtatshme banimi. Dhe një shoqëri e shtet që nuk e luftojnë padrejtësinë dhe pabarazinë, atëhere ngelin edhe familjet më të cenueshme më së pari e më së shumti pa mbështetje”, ka thënë ai.
Kurti ka theksuar se çështja e banimit është trajtuar si pjesë e politikave sociale të Qeverisë, me fokus te familjet më në nevojë. Ai ka përmendur edhe masat e tjera të ndërmarra nga Qeveria për mbështetjen e familjeve.
“Nga shtesat për fëmijë dhe mbështetja për nënat lehonë, te veprimet konkrete për mbrojtje sociale dhe përmirësim të standardit të jetesës. Sepse mbështetja për një familje nuk është vetëm një pagesë mujore, mbështetja është edhe mundësia që ajo familje të ketë strehim të përshtatshëm, të sigurt e dinjitoz”, ka deklaruar ai.
además
Kurti: Es absurdo que el puente Ibar permanezca cerrado. Me reuniré con Ulutash por la tarde.
Sipas Kurtit, projekti është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe komunave, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.
“Qeveria ka siguruar financim përmes marrëveshjes së kredisë me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës në vlerë prej 25 milionë eurove. Krahas tyre kemi ndarë edhe 12 milionë euro nga buxheti i Republikës, pra kemi siguruar një fond të përgjithshëm prej 37 milionë euro e ky është gjithsesi një investim i madh”, ka thënë Kurti.
Kurti ka bërë të ditur se në projekt do të përfshihen gjithsej 21 komuna dhe se nga ndërhyrjet e parapara do të përfitojnë qindra familje
Kurse, ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se projekti ka arritur në fazën finale dhe se nga e hëna do të nisë nënshkrimi i marrëveshjeve me 21 komunat përfituese.
Pacolli ka theksuar se shpërndarja e buxhetit është bërë në bazë të gjendjes sociale dhe shkallës së varfërisë nëpër komuna.
“Parimi themelor i këtij projekti është drejtësia, prandaj edhe shpërndarja e buxhetit nuk është bërë në mënyrë uniforme, por bazohet në gjendjen sociale dhe shkallën e varfërisë. Ndër komunat që kanë fituar më së shumti janë Komuna e Skenderajt, e cila përfiton fondin me vlerë prej 3.4 milionë euro, pas saj rreshtohet Komuna e Drenasit dhe ajo e Mitrovicës së Jugut me 2 milionë e 250 mijë euro, dhe më pas Komuna e Vushtrrisë me 2 milionë e 235 mijë euro, ndërsa komunat e tjera përfituese kanë marrë secila fonde në vlerën 2 milionë euro”, ka deklaruar Pacolli.
además
Comienza la cuenta regresiva para el 16 de septiembre.
Ajo ka bërë të ditur se nga ky investim pritet të përfitojnë rreth 773 familje, përmes katër komponentëve të projektit.
“Nga ky investim pritet që të përfitojnë rreth 773 familje përmes katër komponentëve: Ndërtimi i njësive të reja, Renovimi i banesave sociale si dhe renovimi apo rindërtimi i shtëpive private për familjet e cenueshme”, ka thënë ajo.