Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Diecisiete años después de su inauguración, Kosovo entra en la "fase final" de la carretera Pristina-Mitrovicë.

Carretera Priština-Mitrovica

Ndërtimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë ka hyrë në “fazën e fundit” të ndërtimit, edhe pse u nis para 17 vjetësh.

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, dhe ai i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për shtyp kanë njoftuar se punimet e segmentit të fundit do të nisin së shpejti. Këtë e bënë pas një takimi me një delegacion të Fondit Saudit për Zhvillim, që ka financuar një segment të përfunduar.

Kosova tashmë e ka nënshkruar dhe ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare për pjesën e dytë të segmentit, nga Smrekonica deri në Mitrovicë.

Ministri Dimal Basha. Foto: Driton Paçarada/KOHA

Ministri Basha tek ka kujtuar se projekti ka nisur në rrugën 2009, ka thënë se vonesat e fundit janë krijuar për shkak të Kuvendit jofunksional në dy vjetët e fundit.

“Projekti për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, siç e dini ka filluar në vitin 2009. Si projekt fillestar me gjatësi prej 26.7 kilometra, ku janë investuar përafërsisht rreth 100 milionë euro. Marsin e këtij viti kemi përuruar, siç e tha zoti Al-Marshad, segmentin me një gjatësi prej 9.78 kilometra për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, projekt i realizuar në bashkëpunim ndërmjet institucioneve tona, pra Fondit Saudit për Zhvillim, si dhe Fondit të OPEC-ut për Zhvillimin Ndërkombëtar, për çfarë i falënderoj për mbështetjen dhe kontributin e tyre të shumtë. Po ashtu për segmentin e mbetur Smrekonicë-Mitrovicë, tani e kemi marrëveshjen me Fondin Saudit për Zhvillim, e cila është nënshkruar në vitin 2024, korrik, kurse marrëveshja siç e dini ka marrë kohë gati dy vjet për shkak të një kuorumi jo-funksional”, ka thënë Basha.

Ai ka bërë të ditur se këtë segment, Fondi Saudit do ta financojë me 12.3 milionë euro, ndërsa Qeveria me 3.7 milionë. Pesëkilometërshi, sipas Bashës, do të jetë rrugë moderne me nga dy korsi në secilin drejtim, korsi emergjente e katër kryqëzime kryesore.

Basha ka thënë se aktualisht projekti është në fazën e shpronësimit. Ai është zotuar se do të sigurohen për punë pa pengesa.

“Aktualisht, sa për njohurinë tuaj, jemi në fazën përgatitore të elaboratit të shpronësimit, që është në përfundim e sipër, dhe gjithashtu do të bëjmë rishikimin e projektit, kështu që të sigurohemi që projekti të shkojë pa pengesa dhe menjëherë pas përfundimit të këtyre procedurave do të fillojmë me procedurat e tenderimit për realizimin e këtij segmenti përfundimtar që lidh Prishtinën me Mitrovicën”, ka thënë Basha.

Basha e ka cilësuar të rëndësisë së veçantë projektin që lidh Prishtinën, Vushtrrinë e Mitrovicën. Sipas tij, do të ulen vonesat në trafik e do të ketë edhe përmirësim të ambientit për zhvillim ekonomik.

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se me drejtorin ekzekutiv të Fondit Saudit për Zhvillim, Sultan bin Abdulrahman Al-Marshad, kanë diskutuar edhe për një spital të ri të mushkërive në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ministri Hekuran Murati dhe drejtori i Fondit Saudit për Zhvillim. Foto: Driton Paçarada/KOHA

“Gjithashtu gjatë takimit diskutuam edhe për projektin tjetër, pra për të cilin jemi në negociata e që ka të bëjë me sektorin e shëndetësisë. Pra do të jetë spitali i ri i pulmologjisë apo mushkërive, i cili parashihet ka financim në vlerë prej 20 milionë dollarëve, në mënyrë që të sigurohet një hapësirë moderne me teknologjinë më të fundit në hapësirat e QKUK-së. Pra aty parashihet që të bëhet ndërtimi, por edhe për këtë nëse ka nevojë për detaje shtesë, ministri Vitia”, ka thënë Murati.

Në anën tjetër, Al-Marshad, ka thënë se Fondi Saudit për Zhvillim dëshiron ta vazhdojë partneritetin me Kosovën.

Në mars sivjet, Qeveria Kurti përuroi segmentin e parafundit të kësaj rruge. Kryeministri Albin Kurti pati akuzuar ish-qeveritë duke thënë se projekti është nisur mbrapsht. Vetë Kurti ka qenë në pushtet më shumë se pesë vjet pa ndërprerje.