Arbëri

Bora vështirëson qarkullimin në trafik

Descriptive Text

Bora që ka filluar të bie në mesnatë mbi vendin tonë, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në shumicën e rrugëve.

Rruga Prishtinë-Pejë, deri në këto momente është e kalueshme por me vështirësi.

Kompanitë mbikëqyrëse kanë filluar heqjen e bores, megjithatë, deri në këto momente kanë pastruar vetëm një korsi të rrugës.

Një gjende e tillë thuhet se është edhe në të gjitha rrugët tjera në vend, transmeton KP.

Kompanitë e pastrimit janë parë edhe në kryeqytet, ku të kalueshme janë rrugët kryesore, ndërsa, rrugët dytësore kalohet me vështirësi.

{gallery}