Arbëri

Qeverisja komunale dhe opozita “kapen” për “Trafikun Urban”

Bordi i “Trafikut Urban” do të shpallë konkurs të ri për pozitën e kryeshefit ekzekutiv, pas shkarkimit të Halil Mustafës.

Këtë e lajm e ka bërë të ditur, kryesuesi i bordit të kësaj ndërmarrjeje, Avdi Feri, raporton KTV.

Megjithëkëtë, Halil Mustafa po vazhdon ta ushtrojë detyrën e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Trafiku Urban”. Ai, në emisionin “038” të KTV-së, ka thënë se anëtarët e zgjedhur të bordit, nuk i përmbushin kriteret ligjore për zgjedhje, andaj ata nuk mund ta shkarkojnë atë.

Ekzekutivi i Komunës së Prishtinës e cilëson si jolegjitim bordin, pasi komisioni që e zgjedh bordin, nuk ka qenë i kompletuar në momentin e zgjedhjes.

Flamur Shala i LDK-së, ka thënë se Shpend Ahmeti po e bllokon kompletimin e komisionit të aksionarëve duke mos e zgjedhur anëtarin e tretë. Sipas tij, bordi është legjitim, sepse është zgjedhur nga dy anëtarët e komisionit të aksionarëve.

Ndërsa, sipas Lirak Çelajt nga PDK-ja, edhe po të ishin vetëm 2 nga 3 anëtarët e komisionit të aksionarëve, emërimi i bordit është legjitim. Madje, Çelaj ka akuzuar Shpend Ahmetin për ndikim në punën e pavarur të bordit.


Qeverisja komunale dhe opozita “kapen” për... by kohanet