Showbiz

Me kë e kaloi Ditën e të Dashuruarve Bebe Rexha

Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha vazhdon të mbetet beqare.

Kështu ka njoftuar vetë bukuroshja e famshme në një video-live në Facebook, ku u përgjigj në pyetjet e fansave të saj.

“Më intereson të di me kë keni kaluar ju Ditën e të Dashuruarve. Unë isha në një ndejë mode në New York. Ju jeni ‘Valentini’ im. Kalova këtë ditë me qenin tim”, ka thënë ajo.

Në këtë video Rexhës i është kërkuar të bëjë me duar simbolin shqiptar shqiponjën dhe ajo menjëherë u përgjigj pozitivisht duke kërkuar që shqiptarët ta ruajnë këtë fotografi.

Image