Tech

Asusi zyrtarizon serinë e re të ZenFone 3

Kompania Asus ka lansuar telefonin e ri ZenFone 3 Zoom.

Telefoni i ri që do të kushtojë 485 dollarë, fillimisht është lansuar në Taiwan.

Çmim të tillë do të ketë modeli me 64 gigabajt, i cili posedon ekranin 5.5-inç dhe kamera të dyfishtë.

Telefoni do të ketë dy kamera kryesore me 12 megapixels dhe baterinë 5000 mAh. Pajisja e re do të vijë me tri opsione të ngjyrave.