Botë

Kisha Katolike paguan për abuzimet seksuale të priftërinjve

Descriptive Text

Kisha Katolike e Australisë ka paguar 213 milionë dollarë në formë kompensimi për mijëra viktima të abuzimit me fëmijë që nga viti 1980, raporton Arta Tv.

Një raport nga komisioni mbretërorë ka konfirmuar se 3,066 viktima janë kompensuar nga autoriteti i kishës katolike deri në vitin 2015. 
Nga ky kompensim, secilit të prekur nga këto abuzime i kanë takuar mesatarisht 91,000 dollarë.

Komisioni mbretëror australian, ditë më parë ka raportuar se 7 për qind e priftërinjve, të cilët kanë punuar në Australi ndërmjet vitit 1950 dhe 2010, janë akuzuar për abuzime seksuale me fëmijë, megjithatë shumë pak prej tyre janë ndjekur penalisht.