Arbëri

Cila është e vërteta brenda platformës së përbashkët shqiptare, sipas Nuredinit?

Platforma e përbashkët shqiptare konsiderohet të jetë bashkimi i subjekteve politike atje. Të paktën për këtë edhe është hartuar. Ndonëse, jo për të gjithë kjo duket e besueshme.

Azbi Nuredini, aktivist politik, në Rubikon të KTV-së, ku u debatua mbi çështjen e shqiptarëve në Maqedoni dhe mundësinë e formimit të qeverisë theksoi se ky është vetëm mashtrim publik.
“Momenti i mirë, sipërfaqësor që duket është se u bashkuan partitë politike shqiptare dhe këtu nuk ka asgjë të keqe”, la thënë ai.

Ai thotë se vërtet nuk u bashkuan.
“Del se ai bashkim është kurth për të blerë kohë një nga partitë politike dhe absolutisht për të mos dhënë asnjë rezultat. Kjo bëhet edhe më e dukshme nëse e shikojmë brendinë e deklaratës së përbashkët. Ndër të tjera, kjo deklaratë ka dy pika që janë jashtëzakonisht kontradiktore”, ka thënë ai.

“Gjenocidi ndaj shqiptarëve nga viti 1912 deri në vitin 1956, dmth për këtë çështje unë personalisht nuk kam dëgjuar se dikush nga nënshkruesit e deklaratës del edhe e sqaron para popullatës se për çfarë arsye është kjo pikë aty dhe cili është synimi”. 
E, Nuredini tutje foli edhe për përfshirjen e çështjes së gjuhës shqipe në këtë deklaratë. Ai tha se pikërisht subjekti i cili nënshkroi këtë marrëveshje, është ai që tash e sa vite thotë se është miratuar ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë.

“Pika e dytë që e bën edhe më kontradiktore deklaratën është çështja e gjuhës që gjendet në të. Ne kishim prej vitit 2002 deri në vitin 2016 por edhe aktualisht e kemi krahun e luftës në qeveri e cila disa herë në zgjedhje ka dal e ka thanë që ne e kemi miratuar ligj për gjuhën shqipe dhe e kemi zgjidh çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë. Ndërsa tash i njëjti subjekt e nënshkruan të njëjtën deklaratë ku kërkon zgjedhjen e gjuhës shqipe me ligj ose me kushtetutë.
Ai thotë që edhe më tej mbetet pikëpyetje qëndrueshmëria e këtij ligji.