Arbëri

Kujdesi parësor në shëndetësi, shumë nën atë që proklamohet

Ndonëse Ministria e Shëndetësinë në vazhdimësi ka proklamuar suksesin e arritur në kujdesin parësor, gjendja në terren duket të jetë ndryshe, raporton KTV.

Problemet me të cilat përballet ky shërbim lidhen me ngecjet në kujdesin e integruar.

Genc Ymerhalili, udhëheqës i kujdesit të integruar në projektin AQH, ka numëruar disa nga mangësitë për të cilat duhet angazhim për të rritur nivelin e shërbimit.

Me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve, institucionet vendore kanë marrë përkrahje edhe nga donatorët.

Qëllimi i gjithë këtij projekti është që të sigurohet përmirësim i shëndetit me ofrues dhe menaxherë të aftë për të plotësuar nevojat e pacientëve të cilët do të ishin më të vetëdijshëm për të drejtat e tyre, si dhe përmirësimin e integrimit të shërbimeve në nivel komunal përmes bashkëpunimit ndërsektorial.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.