Sport

Mourinho i shqetësuar nga orari i ndeshjeve

Jose Mourinho ka thënë se ekipi i Manchester Unitedit mund të përballet me probleme nëse kalon në fazat në Europa League dhe FA Cup.

“Djajtë e Kuq” momentalisht janë në pozitën e gjashtë në Premier Ligë, por do të përballen me Southamptonin në finale të kupës së ligës, derisa do të luajnë edhe në FA Cup dhe Europa League.

Duke folur në konferencën për media para ndeshjes ndaj Saint-Etienne në garën europiane, Mourinho ka shprehur shqetësimin e tij për orarin e ndeshjeve të shumta.

“Këtu te Manchester Unitedi nuk mund të zgjedhim gara. E dimë se situata është e komplikuar. E bënë edhe më të vështirë kur do të luajmë të enjteve në Europa League, pastaj ndeshjet në FA Cup dhe League Cup, është e vështirë dhe nëse kalojmë tutje në gara, atëherë do të jemi të lënduar”, ka thënë Mourinho.

“Marrim pjesë në gara për të fituar edhe mendoj se kjo është mënyrë e mirë për të fituar përvojë. Europa League nuk është garë në të cilën duam të luajmë, por kemi treguar respekt”.