Sport

Lojtarët kanë humbur besimin te Luis Enrique

Descriptive Text

Lojtarët e Barcelonës nuk kanë besim në menaxherin Luis Enrique, e ardhmja e të cilit është në dyshim.

Programi sportiv “El Partidazo” i radios COPE, ka raportuar se ish-trajneri i Romës dhe Celta Vigos ka humbur ndikimin e tij te lojtarët, të cilët besojnë se ai do të largohet në fund të këtij sezoni.

“Lojtarët kryesorë nuk pajtohen me të. Ata e shohin si trajner që nuk është në gjendje të ngrit moralin e ekipit dhe të gjejë zgjidhje, ata nuk i besojnë atij”, ka raportuar ky program.

Humbja e tmerrshme në Paris duket se do t’i jap fund pjesëmarrjes së kampionit spanjoll në Ligën e Kampionëve.