Arbëri

“Matja e korrupsionit me ndëshkime, dënime e burgosje”

Nuk ka progres në luftën kundër krimit të organizuar. Progresi do të duhej të matej.

E sipas Dukagjin Goranit nga Lëvizja Vetëvendosje diçka e tillë nuk po shihet në vend.

“Progresi për të cilin flitet në luftën kundër korrupsionit nuk ekziston. Matja zakonisht bëhet me ndëshkime, dënime dhe burgosje. Nuk ka qysh matet ndryshe korrupsionit përveç me përndjekjen e rasteve dhe mbi të gjitha ndëshkimin e rasteve”, ka thënë Gorani në “Rubikon” të KTV-së.

Ai theksoi se kryesisht në Kosovë bëhet vetëm publikimi i rasteve por jo edhe përndjekja e tyre.
Gorani tha se qëndrueshmëria e një shteti i cili aplikon për liberalizim të vizave shihet të funksionimi i sistemit të drejtësisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.