Sport

Bleon Sekiraqa, 16 vjeçari që debutoi për Prishtinën

Descriptive Text

Duke mos llogaritur dy qendërmbrojtësit (Dallku – Leci), të 11 futbollistët tjerë që u paraqiten sot kundër Ferizajt, mosha mesatare ishte 21 vjet, bën të ditur përmes faqes zyrtare KF Prishtina.

Kurse, ishte 16 vjeçari, Bleon Sekiraqa ai që debutoi në fanellën e klubit kryeqytetas, transmeton Koha.net.

“Të luftosh me këtë ekip kaq të ri për titull të kampionit në një Ligë siç luhet në Superligën tonë, të jep optimizëm të jashtëzakonshëm se kjo gjeneratë e Prishtinës pret çdo moment të shpërthejë”, thotë klubi i Prishtinës.

Mosha e futbollistëve të Prishtinës ishte, Muqiqi 21, Maxhuni 24, Dumani 23, Krasniqi 22, Boshnjaku 21, Begolli 25 (u zëvendësua në minutën e 59-të nga Khalid 20 vjeç), Mankenda 19, Kelmendi 22, Baftiu 19 (u zëvendësua në minutën e 76-të nga Sekiraqa që debutoi me 16 vjet).