Kulturë

Nënë Tereza i sjell Saimir Stratit rekordin e dhjetë në Guinness

1.5 milionë kapëse teli në ngjyrë të bardhë dhe kafe për të realizuar mozaikun më të madh në botë në këtë kategori të re, duke thyer një tjetër rekord Guinness.

“Viti 2016 ishte viti i shenjtërimit të Nënë Terezës dhe për çdo artist ka qenë një motiv sidomos për ne shqiptarët. Edhe për vetë Autoritetet e rekordeve Guinness ka qenë një surprizë le të themi, sepse as ata nuk e kanë pritur që të ishte një realizim kaq perfekt. Është realizuar në ambientet e Muzuet Kombëtar të Kosovës, unë kam punuar për 28 ditë për të realizuar gjithë këtë vepër”, shprehet Saimir Strati, raporton Tch.

Pasi numëron 10 të tilla, prej vitesh Strati duket se konkurrent ka vetëm veten, për të sjellë çdo vit diçka ndryshe, gjithnjë nën stemën e flamurit shqiptar.

“Kur mendon të parin nuk mendon më pasi kalon i dyti, i treti. Nga të gjithë ata që duan artin tim kanë ardhur me mijëra e miliona pyetje: çfarë do kemi tani? Ia kam arritur që për 10 vjet të realizoj 10 rekorde Guinness në fushën e mozaikut dhe për këtë ndihem krenar, sepse e kam bërë këtë nën flamurin shqiptar”, u shpreh Strati.

Por rekordin e radhës, atë me numër 11, Strati pret ta realizojë në Shqipëri.

“Do ta prisja një ftesë nga Shqipëria, akoma nuk e kam një të tille. Nëse do të ndodhte do të ishte mirë që unë i ftuar nga Shqipëria te realizoj një rekord të radhës në Shqipëri”, tha Saimir Strati.