Sport

Kampioni tregon forcën ndaj Trepçës

Feronikeli ka nisur furishëm pjesën e dytë të Superligës duke mposhtur Trepçën me rezultat 5 me 1.

Kampioni që po synon mbrojtjen e titulli siguroi fitore të lartë me golat e realizuar nga Labinot Osmani, Mendurim Hoti, Mark Milicaj, Yll Hoxha. Për Trepçën golin e nderit e realizoi Enis Zabërxha në minutat e fundit të takimit.

Me këtë fitore Nikli tubon 36 pikë në pozitën e dytë.