Sport

Ranieri: Dje më vdiq ëndrra

Claudio Ranieri ka lëshuar një komunikatë për media për herë të parë që prej shkarkimit të tij nga Leicester City.

65-vjeçari u shkarkua të enjten mbrëma, vetëm nëntë muaj pasi fitoi titullin e Premier Ligës për “Dhelprat”.

“Dje vdiq ëndrra ime. Pas euforisë së sezonit të kaluar dhe shpalljes kampion të Premier Ligës, krejt çka ëndërroja ishte qëndrimi te Leicester City, klub që e dua, për gjithmonë. Fatkeqësisht nuk ishte e shkruar kështu”, ka thënë Ranieri.

“Dua të falënderoj gruan time Rosannan dhe familjen për përkrahjen e tyre të pafund gjatë kohës sime te Leicesteri. Falënderimet shkojnë edhe për Paolon dhe Andrean, të cilët më kanë shoqëruar në këtë udhëtim të mrekullueshëm”.